Taksa e pasurisë “kalon” në 2025-ën/ Llogaritja bazuar në vlerën e tregut. Aktualisht taksohen vetëm rreth 797 mijë prona
Qeveria parashikon që në vitin 2025 të miratojë ligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme bazuar në vlerën e tregut, taksë e cila do të aplikohet nga 1 Janari 2026.
Në listën e projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave përgjatë 2025-ës, është edhe ky draft i parashikuar në 4 mujorin e fundit, i cili synon reformimin e sistemit të taksimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri; Ndërtimin e një sistemi modern, funksional, transparent dhe të qëndrueshëm për taksimin e pasurive të paluajtshme, bazuar në vlerën e tyre të tregut; Rritjen e nivelit aktual të të ardhurave nga taksa e pasurisë dhe garantimin në njëjtën kohë, më shumë drejtësi për taksapaguesit e më pak kosto për administrimin e taksës.
Ky projektligj ka për objekt përcaktimin e rregullave dhe procedurave themelore për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, të bazuar në vlerën e tregut të pasurisë së paluajtshme; Rregullave dhe procedurave themelore për administrimin, për një periudhë kalimtare, të taksës mbi ndërtesën të bazuar në vlerë, si dhe taksave mbi tokën bujqësore dhe truallin, të bazuara në sipërfaqen e pasurive të paluajtshme.
Miratimi i këtij projektligji do të vijë paralelisht edhe më ngritjen e kadastrës fiskale, ku aktualisht nga 4.5 milionë pasuri në total, vetëm 1.2 milionë janë të regjistruara.
Sipas Ministrisë së Financave, nga Qershori 2025, kadastra fiskale e cila do të shërbejë për mbledhjen e taksës së pasurisë do të jetë tërësisht funksionale.
Aktualisht bazuar në burimet e ASHK-së, vëtëdeklarimit dhe të dhënave të regjistruara nga bashkitë, numri i njësive pronësore të taksueshme është 797.331 (ku përreth 385.243 njësi pronësore të cilat nuk janë të plota me informacion zbatohen rregullat e prezumimit në mënyrë që të përllogaritet vlera e taksës) si dhe numri i njësive pronësore të kompletuara me informacion rreth 412.088 njësi.
Qeveria parashikon të mbledhë afro 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2025
Sondazh

Fillim i vështirë i vitit për konsumatorët evropianë/ Ekspertët parashikojnë çmime më të larta të gazit
Çmimet e gazit në Evropë janë rritur me rreth 45% këtë vit, duke shtuar barrën mbi familjet dhe industrinë ndërsa përpiqen të rikuperohen nga kriza më e keqe......

OpenAI ka nevojë për më shumë kapital/ Bordi i kompanisë prezanton planin për t’u bërë fitimprurës
Kompania OpenAI njoftoi se, për të shkuar drejt një strukture të re fitimprurëse në vitin 2025, do të krijojë një korporatë me përfitim publik për të......

Fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme të vitit 2024/ Vranë 2000 njerëz dhe shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme
10 fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme në botë të vitit 2024 shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme dhe vranë 2000 njerëz, ka zbuluar analiza e fundit......

Kredia për blerje banese, me rritje në Nëntor/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e rënies së kreditimit
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Nëntor të këtij viti fiksohet në 24.4 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

Qeveria e SHBA rrezikon falimentin- Yellen, thirrje ligjvënësve të rrisin tavanin e borxhit deri më 14 janar
Departamenti i Thesarit në SHBA mund të detyrohet të marrë “masa të jashtëzakonshme” deri më 14 janar, për të parandaluar falimentimin e vendit në pagimin e......

Vendimi i qeverisë/ Miratohet koncesioni për Milot-Thumanë
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe......

Vendimi/ E premtja e 3 janarit, pushim zyrtar!
Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, 3 janar të jetë ditë pushimi. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e......

Nisja e negociatave, Shqipëria blen pronë në Bruksel! Do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE
Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi përcakton se Ministria për Evropën......