Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë - 79% e zënë ndërtesat, transaksionet “mbajnë” vetëm 8%

Bashkitë kanë mbledhur nga taksa mbi pasurinë afro 8.1 miliardë lekë apo rreth 81 milionë euro vitin që lamë pas, duke përbërë rreth 18% të totalit të të ardhurave të veta të pushtetit vendor.
Në raport me një vit më parë janë mbledhur rreth 474 milion lekë, apo 6.1% më shumë.
Referuar raportit të Financave Vendore për vitin 2025, nga kjo shumë, vetëm Bashkia Tiranë ka siguruar rreth 3.9 miliardë lekë, ose 49% të të ardhurave nga ky burim në nivel kombëtar, duke reflektuar një përqendrim të konsiderueshëm të bazës së taksës mbi pasurinë në kryeqytet. Ndërsa gjysma tjetër ndahet ndër 60 bashki, duke bërë që pesha e kësaj takse në buxhetet e tyre të jetë shumë e ulët pavarësisht ndërtimeve që kanë këto territore.
Taksa e pasurisë është rritur me 146% në raport me vitin 2015, megjithatë, pesha e saj mbetet relativisht modeste krahasuar me potencialin.
Referuar raportit, taksa mbi ndërtesën zë rreth 79% të totalit të të ardhurave nga taksat mbi pasurinë, 9 % i zë taksa mbi tokën bujqësore, 8% taksa mbi transaksionet e kryera me pasuritë e paluajtshme, dhe 4 %, taksa mbi truallin.
Duke filluar nga viti 2027 pritet të jetë tërësisht funksionale Kadastra Fiskale duke konsoliduar të gjithë informacionin për banesat sipas të dhënave të ASHK. Ky konsolidim do të sjellë më shumë të ardhura, të cilat sipas Ministrisë së Financave, projektohet të të rriten me të paktën 20%. Ndërkohë që është hedhur për konsultim publik edhe projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, me vlerën e tregut, çka do të sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave nga ky zë në buxhetet lokale.
Gjatë këtij viti, pushteti vendor ka mbledhur rreth 44.8 miliard lekë të ardhura të veta nga të cilat rreth 40.9 miliard lekë ose 91% e zënë të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore dhe pjesa tjetër prej 3.9 miliard lekë ose 9% janë të ardhurat jotatimore.
Ky raport është i qëndrueshëm krahasuar me një vit më parë. Në terma vjetorë, të ardhurat e veta vendore në vitin 2025 u rritën me rreth 368 milion lekë, ose 0.8%, krahasuar me vitin 2024. Burimi me peshën më të madhe në përbërjen e të ardhurave të veta vendore është taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila përbën 37% të totalit të këtyre të ardhurave.
OSSH synon furnizim më të sigurt me energji - Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Memaliaj, Tepelenë dhe Përmet
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, kabinave transformuese dhe......
Çmimi i naftës rritet me 4% - Sulmet e reja ushtarake kërcënojnë transportin në Hormuz
Çmimet e naftës u rritën me mbi 4% të hënën, ndërsa dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit mbetën nën kërcënim, me SHBA-në dhe Iranin që njoftuan sulme të......
Pse Evropa po e shpërdoron energjinë e pastër? - Nisin projektet për zgjerimin e ruajtjes së energjisë
Evropa po prodhon më shumë energji elektrike të rinovueshme se kurrë më parë, por një pjesë e madhe e saj nuk mund të përdoret kur kërkesa është më e lartë.......
Konflikti në Iran dobëson eurozonën - Ekonomistët parashikojnë rritje të ekonomisë me 0.8-0.9%
Ekonomistët e kanë rishikuar parashikimin e rritjes së eurozonës në rënie për vitin 2026, duke përmendur konfliktin e vazhdueshëm në Iran si një faktor të......
Niveli më i lartë i papunësisë në 7 vite - Shifrat pesimiste në Francë 1 vit para zgjedhjeve presidenciale
Franca parashikohet të përjetojë shkallën më të lartë të papunësisë që nga viti 2019, sipas një ankete nga Bloomberg Economics. Sipas raportit, papunësia......
"Paqja Fiskale", mbyllet faza e parë/ 62 aplikime, 19 marrëveshje të konkluduara
Mbyllet faza e parë e "Paqes Fiskale". Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se periudha e parë e aplikimeve u mbyll me sukses, pa u evidentuar......
Rama për 4 milionë eurot/ "Jo vetëm për turizmin, por edhe për investitorët e huaj"
Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për koncertin e Kanye West të mbajtur në Tiranë, tha se Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert,......
Tatimet, në lupë individët me të ardhura të larta/ Zbulohen 770 mijë euro detyrime
Administrata Tatimore po shton kontrollet ndaj individëve me pasuri dhe të ardhura të larta, të cilët konsiderohen me rrezik të shtuar për mosdeklarimin e të......

