Shqipëria Postuar më 23 Prill 2026, 16:48

Taksa e karbonit sfidon rajonin, Karakaçi: Oportunitet që Shqipëria të rrisë investimet në energji të rinovueshme

Nga SCAN TV

Taksa e karbonit sfidon rajonin, Karakaçi: Oportunitet që

Përshpejtimi i tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe sfidat e reja që sjell politika e Bashkimit Europian ishin në fokus të Ministerialit të Energjisë të zhvilluar në Mal të Zi, në kuadër të Procesit të Berlinit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi thotë se në këtë forum u diskutuan masat që vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin për përafrimin me BE-në, si dhe roli i investimeve publike dhe private në sektorin energjetik.

 

"Ishim sot në Mal të Zi, në Ministerialin e Energjisë, përsa i përket procesit të Berlinit dhe përsa i përket të gjitha masave që shtetet e rajonit të Ballkanit janë duke marrë për përafrimin në Bashkimin Europian. Ky ishte një Forum mjaft i mirë, kishte një bashkëbisedim ndërmjet institucioneve financiare ndërkombëtare, ministreve të Energjisë, por edhe të gjithë aktorëve privat që duan të investojnë në rajon. Edhe një herë u theksua mjaft qartë të gjitha politikat mbështetëse që Qeveria Shqiptare ka realizuar për energjinë e rinovueshme. Shqipëria vazhdon të jetë kampion në energjinë e rinovueshme nëpërmjet të gjitha skemave mbështetëse të ankandeve, por jo vetëm edhe investimeve që tashmë kanë marrë jetë si në rastin e energjisë fotovoltaike, të cilat janë realizuar pa mbështetje qeveritare dhe vetëm me iniciativë proivate. Problematikë që ngritën të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor është taksa e re e karbonit e implementuar nga Bashkimi Europian që nënkupton që çdo prodhim energjie elektrike jo e rinovueshme në vendet e rajonit do të taksohet shtesë nga Bashkimi Europian. Edhe këtu, ky është një oportunitet shumë i mirë që Shqipëria duke qenë kampion i energjisë së rinovueshme në rajon, të shfrytëzojë këtë potencial dhe të rrisë investimet në energjinë e rinovueshme. Kjo politikë e Bashkimit Europian gjen Shqipërinë shumë të përgatitur dhe madje në një proces më konkurrues me të gjitha vendet e tjera", shprehet Karakaçi

Live TV

Të fundit
Analiza 23 Prill Karl Bildt

Emergjenca ekonomike e Evropës

Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 23 Prill Karl Bildt

Emergjenca ekonomike e Evropës

Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......