Takimi me Komisioneren Kos në Bruksel, Ministri Hoxha: Progresi i Shqipërisë reflektohet në reformat gjithëpërfshirëse
Në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.
Ministri Hoxha e konsideroi këtë takim një mundësi të shkëlqyer për të rikonfirmuar progresin e pashembullt të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Ky përparim sipas Ministrit reflektohet në ritmin dhe cilësinë e procesit tonë negociues, si edhe në reformat e thella dhe gjithëpërfshirëse që po ndërmerren në institucionet dhe shoqërinë tonë.
Rruga përpara, sipas tij, është e qartë, por edhe më ambicioze se kurrë.
"Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ruajtur këtë momentum dhe për të dhënë rezultate sa i takon planeve të përbashkëta dhe ambicioze të punës për procesin e anëtarësimit me të njëjtën vendosmëri që ka udhëhequr përparimin tonë deri më sot. Me Raportet e Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme për Grupkapitullin e Themeloreve (#IBARs) që po kalojnë procesin e verifikimit nga Shtetet Anëtare, si dhe me punën intensive që vazhdon për zbatimin e #Planit të Rritjes, agjenda jonë mbetet e fokusuar, thelbësore dhe e orientuar drejt së ardhmes", shtoi Hoxha.
Ministri i Jashtëm theksoi se "nuk po kursejmë asnjë përpjekje dhe nuk po humbasim kohë për të përmbushur kriteret e përcaktuara".
Në një kohë sfidash gjeopolitike në rritje - nënvizoi Hoxha - zgjerimi i Bashkimit Europian ka rifituar rëndësi strategjike si një instrument kyç për shtrirjen e stabilitetit, prosperitetit dhe vlerave demokratike në të gjithë kontinentin tonë.
"Ky është njëkohësisht një moment historik dhe një provë e vendosmërisë sonë kolektive për të përmbushur premtimin e një Europe të bashkuar. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, me vendosmëri, përgjegjësi dhe përkushtim të palëkundur ndaj projektit europian", përfundoi Ministri i Jashtëm.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos, përcolli vlerësimin për vullnetin dhe seriozitetin me të cilat Shqipëria ka çuar përpara angazhimet në kuadër të integrimit evropian, në një kohë kur procesi i zgjerimit ka qenë dhe mbetet një proces i bazuar në meritë dhe rezultate reale.
Harta e çmimeve të naftës, si renditet Shqipëria? Tregjet globale shtyjnë çmimet. Disa vende ndërhyjnë për të frenuar shtrenjtimin
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke reflektuar tensionet dhe pasiguritë në tregun global të energjisë.......
“Mbi 24 mijë inspektime gjatë 2025” - Sula prezanton planin e reformave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor
Inspektori I përgjithshëm, Dashnor Sula ka zhvilluar një tryezë diskutimi me inspektoratet rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Diskutimi u ndal......
Ku t'i investoni kursimet në mars? - Rritje e lehtë e interesit për bonot 12-mujore në ankandin e fundit
Interesi i bonove 12-mujore të thesarit ka shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit. Në ankandin e datës 10 mars, norma mesatare e interesit për......
Rregulla të reja për Llotarinë Amerikane: Pasaporta bëhet e detyrueshme dhe shtohet tarifë aplikimi
Programi i njohur i Llotarisë Amerikane do të ketë ndryshime të rëndësishme duke filluar nga aplikimet për DV-2027. United States Department of State ka......
Mbi 2 mijë biznese të reja në shkurt 2026, rritje e aplikimeve në QKB!
Aktiviteti i regjistrimit të bizneseve dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shkurt 2026......
Nis zbatimi i JURONIX/ Gogu: Rritet transparenca dhe aksesi i qytetarëve në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë dje në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për nisjen e fazës së zbatimit të projektit......
Si ndikuan projektet e infrastrukturës në çmimet e pronave? Zonat pranë projekteve të mëdha përfitojnë rritje nga 10- 20%
Tre projekte të mëdha infrastrukturore pritet të kenë ndikimin më të madh në tregun e pronave në Tirana gjatë pesë viteve të ardhshme: Unaza e Madhe e......
British Airways redukton shërbimin për Lindjen e Mesme - Operimi për në Abu Dhabi, i mbyllur deri në fund të vitit
Kompanitë ajrore vazhdojnë t’i përgjigjen konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. British Airways ka njoftuar se po “redukton përkohësisht” shërbimet......


