Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2026, 14:35

Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale

Nga SCAN TV

Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për

Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit, Arsimin, Kulturën, Politikat Sociale dhe Punësimin, në kuadër të dialogut ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian.

Takimi u hap me fjalët përshëndetëse të Enkelejda Muçaj, Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Hubert Duhot, Bashkë-kryetar i DG ENEST.

Gjatë sesioneve tematike, palët diskutuan mbi progresin e arritur dhe hapat e mëtejshëm në fushat e:

•              shkencës, kërkimit dhe inovacionit, përfshirë pjesëmarrjen në programet e BE-së dhe forcimin e ekosistemit të inovacionit;

•              transformimit digjital, medias dhe përafrimit me acquis të BE-së në sektorin e komunikimeve elektronike, mefias dhe sigurisë kibernetike;

•              arsimit, kulturës dhe zhvillimit të aftësive;

•              politikave sociale, punësimit dhe barazisë, me fokus në përafrimin legjislativ dhe zbatimin e reformave sociale;

•              lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për zbatimin e acquis përkatës.

Diskutimet u përqendruan veçanërisht në përmbushjen e “closing benchmarks”, avancimin e reformave të planifikuara dhe koordinimin ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

Përfaqësuesit e institucioneve shqiptare prezantuan progresin e arritur deri më tani, ndërsa palët shkëmbyen opinione dhe rekomandime konkrete për hapat e ardhshëm, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Takimi u zhvillua në format fizik dhe online, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga komisioni evropian, delegacioni evropian dhe të ambasadorëve.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......