Takimet në Ambasadën e SHBA: Marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri

Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, njoftohet për takimet që e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka patur së fundi me zëvendëskryeministren Koçiu dhe ministrat Nufi, Hoxha, Karakaçi, Gogu, Lamallari dhe Ismaili. Mes të tjerave në fokusin e bisedimeve, sipas njoftimit ka qenë edhe bashkëpunimi për të patur marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri.
Në njoftimin e ambasadës thuhet:
“Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili. Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët”.
"Evropa fillon këtu", Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Prideni nisën......
“Shqipëria, sovranitet energjetik deri në 2030” - Karakaçi: Po punojmë me ndërkombëtarët që të krijojmë një fond financimi dhe eficience energjie
Deri në vitin 2030 synohet që Shqipëria të mos varet më nga importi i energjisë dhe të krijojë kështu një sovranitet energjetik. Kështu është shprehur......
“Shqipëria, ofertë shumë të mirë turistike” - Gonxhja: Lufta në Lindjen e Mesme po shton vizitorët
Lufta në Lindjen e Mesme mund të rrisë turizmin në Shqipëri. Kështu deklaroi ministri I Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një konferencë për......
Zbehet interesi për titujt e qeverisë - Investimet e qytetarëve në tregun primar zbritën në 23.8 miliardë lekë gjatë 2025
Gjithnjë e më pak qytetarë po shfaqin interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në 2025......
Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë për litër, masa për operatorët që nuk e respektojnë
Tregu i shitjes më pakicë të naftës dhe benzinës në vend po operon brenda kufirit të çmimeve tavan të vendosura nga Bordi i Transparencës. Nga një vëzhgim i......
“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet, kursehen mbi 672 mln lekë nga buxheti
Gjatë vitit 2025, institucionet publike kanë vijuar të shpallin fitues në tenderë operatorë ekonomikë me oferta më të larta, duke rrezikuar rritje të kostove......
Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë......
“Rritje e kufirit të pataksueshëm të pagave” - Eksportuesit: Të merren masa, euro dhe lufta po fundosin sektorin
Efektet e kursit të këmbimit si dhe situata në Lindjen e Mesme e kanë futur sektorin e veshjeve dhe këpucëve në një krizë të rëndë e cila po sjellë humbje të......


