Takim BE-Ballkan Perëndimor në Shkup - Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes Ekonomike
Ditën e sotme po zhvillohet një takim në Shkup midis 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Fokusi i këtij takimi do të jetë Plani i Rritjes Ekonomike, i cili u miratua në prill të vitit të kaluar.
Rreth orës 09:30 kanë mbërritur liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në 10:00 ka nisur punimet paneli i parë. Takimi u hap me një fjalim të Kryeministrit aktual të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe të Komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.
Në total, vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë 6 miliardë euro nga kjo paketë, ndërsa Serbia dhe Bosnje Hercegovina janë dy shtetet që do të marrin më shumë kredi dhe grante.
Nga ana tjetër, deri në vitin 2027, Shqipërisë pritet t'i shpërndahen 922 milionë euro nga Plani i Rritjes Ekonomike.
Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi kanë përfituar tashmë nga parafinancimet e Planit të Rritjes Ekonomike, ndërsa Kosova, Bosnje dhe Hercegovina janë dy shtetet e tjera të rajonit që nuk kanë marrë akoma asnjë qindarkë të vetme.
Konkretisht, në mars të këtij viti, vendi ynë do të përfitonte 64.5 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes Ekonomike si mbështetje për buxhetin e shtetit, për realizimin e reformave në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave dhe për investime në infrastrukturë.
Plani i Rritjes Ekonomike përfshinte si parakusht për përfitimin e financimit, përgatitjen e një agjende kombëtare reformash. Bosnje dhe Hercegovina nuk e kanë dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane, prandaj nuk kanë marrë asnjë parafinancim. Ndërsa për sa i përket Kosovës, kjo e fundit nuk ka një Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve.
Takimi pritet të zgjasë edhe ditën e nesërme, teksa përfitimi i fondeve të tjera nga kjo paketë dhe e ardhmja e vendeve tona në Bashkimin Evropian do të vijojnë të jenë qendra e diskutimeve.

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka vijuar rënien e tij edhe këtë fillim jave duke u blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe duke u shitur......

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje - Vendi mund të përfitojë mbi 880 mln euro nga Plani i Rritjes
Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë. Bllokada politike pas......

Mbyllet minimatura, klasat e nënta japin provimi i fundit - Në të gjithë vendin 28 mijë nxënës testohen në gjuhën e huaj
Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të......

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm
Shqipëria i bashkohet vendeve si SHBA-ja, Japonia, Zvicra, Arabia Saudite, Tajlanda, Italia dhe Egjipti në ambicien për t’u kthyer në një destinacion udhëtimi......

Albpetrol angazhohet për rehabilitimin e ndotjes në zonën naftëmbajtëse Gorisht-Kocul!
Kompania Albpetrol ka vendosur të pastrojë zonën naftëmbajtëse në Gorisht-Kocul. Kompania thekson se ky angazhim është bërë edhe më i domosdoshëm për shkak të......

Greqia “piqet” nga zjarret në kulmin e sezonit turistik - Chios në flakë, 40.000 ha tokë të djegura
Në kulmin e sezonit veror, Greqia po përballet me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që po përfshijnë zona të njohura turistike. Ishulli i Chios-it......

Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast - Stili veror dhe trashëgimia shqiptare “sfilojnë” në La Vista
Është organizuar për të dytin vit radhazi sfilata e Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast. Vajzat konkurente krijuan një atmosferë magjike në......

Trump kërcënon me bombardime të reja ndaj Iranit - Braktis planin për lehtësimin e sanksioneve, “Të kenë kujdes”
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, të premten, ku hoqi dorë nga planet për të lehtësuar sanksionet......