Shqipëria Postuar më 2 Dhjetor 2024, 14:58

Tabaku: Integrimi po zhvillohet në mënyrë të mbyllur - Dhuka: Shqipëria i ka pararendur përgatitjet teknike për çeljen e negociatave

Nga Diamila Leka

Tabaku: Integrimi po zhvillohet në mënyrë të mbyllur -

Në Komisionin për Çështjet Europiane, u zhvillua shqyrtimi i Draft Pozicionit negociues për Grupimin e VI të kapitujve “Marrëdhëniet me Jashtë”. Në këtë komision u diskutua mbi shqetësimin e shprehur të organizatës civile dhe bizneseve se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian “po zhvillohet në një mënyrë të mbyllur dhe të bunkerizuar, duke injoruar bizneset dhe shumicën e shqiptarëve”.

“Dua t’ju sjell në vëmendje që një grup organizatash të shoqërisë civile më kanë kontaktuar, kemi ngritur shqetësimin për procedurën që është ndjekur për këtë dokument, sepse akoma kanë mundësi që të shohin përmbajtjen. Zonja Dhuka unë shpresoj që ky process të përdoret si një process që të sjellë edhe ndonjë ndikim pozitiv, edhe gjithëpërfshirje më të madhe. Deri më tani konstatoj me keqardhje që është një process imbyllur. Është publikuar pozicioni negociues për grupkapitullin e parë dhe si do të jetë për në vijim?”

Ndërkohë sipas kryenegociatores për Integrimin në Bashkimin Europian Majlinda Dhuka, thekson se pozicionet negociuese janë konfidenciale.

“Në lidhje me pozicionet negociuese, siç me të drejtë edhe ju e thatë zonja kryetare sipas ligjit të aplikueshëm të Republikës së Shqipërisë, pozicionet negociuese janë konfidenciale. Ato shqyrtohen nga komisioni i Çështjeve Europiane në kushte të konfidencialitetit nën të njëjtit regjim,, të shqyrtimit dhe të miratimit, ato vazhdojnë edhe në Këshillin e Ministrave. Në këtë kuptim në lidhje me pozicionet negociuese zbatohet legjilacioni i aplikueshëm në fuqi me Republikën e Shqipërisë për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit, ligji përkatës dhe njëkohësisht për traktatet dhe marrëveshjet në Republikën e Shqipërisë. Mbaj në konsideratë ju lutem se pozicionet negociuese janë pjesë e procesit të negociatave për traktatin e Aderimit në BE.”

Sipas kryetares së Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku diskutimet për grupkapitujt kyç, si ai i tregtisë së jashtme, janë të një rëndësie kritike për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, qeveria vazhdon të mbajë një qasje të mbyllur, duke lënë jashtë aktorët kryesorë të këtij procesi.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat