Shqipëria Postuar më 2 Maj 2026, 11:07

“Syri i teknologjisë”, vëzhgohet çdo lëvizje/ Sistem inteligjent për shkeljet, mbi 26 mijë gjoba

Nga Alida Lula

“Syri i teknologjisë”, vëzhgohet çdo lëvizje/

Në rrugët e vendit, një “sy” i ri po vëzhgon çdo lëvizje. Kontrolli rrugor vijon pa ndërprerje, edhe pa praninë fizike të policisë, falë teknologjisë së avancuar.

“Syri i teknologjisë” është i pranishëm në të gjitha akset rrugore dhe monitoron në kohë reale çdo shkelje të rregullave të qarkullimit.

Përmes dronëve dhe sistemeve inteligjente, identifikohen shkelje si tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit dhe parkimet e gabuara.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në terren me radarë, dronë dhe mjete inteligjente, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në akset drejt zonave turistike, ku fluksi i automjeteve është më i lartë.

Vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur 26 mijë e 116 masa administrative për shkelje të ndryshme, si mosvendosja e rripit të sigurimit, mospërdorimi i kaskës, përdorimi i celularit, parakalimet e gabuara dhe drejtimi në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, prej të cilëve 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 pa leje drejtimi.

Në kryeqytet janë zhvendosur edhe 258 automjete të parkuara gabim, që pengonin qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.

Autoritetet theksojnë se kjo qasje synon rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat