Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2025, 09:58

Superstrada Tiranë-Durrës/ Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja!

Nga Edel Strazimiri

Superstrada Tiranë-Durrës/ Rama: Drejt përfundimit punimet

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, ndërsa tha se punimet janë drejt përfundimit për korsitë e reja të lëvizjes. Ai njoftoi gjithashtu se paralelisht ka nisur puna edhe për rindërtimin e korsive të vjetra.

Dhe në këtë drejtim, për të garantuar vijimin normal të punimeve, është realizuar devijimi i qarkullimit të mjeteve nëpërmjet zgjerimit të ri pranë mbikalimit të Kasharit, aksi rrugor që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Devijimi është i pajisur me sinjalistikë të përkohshme, të vendosur në përputhje me standardet e sigurisë rrugore, me qëllim orientimin dhe mbrojtjen e përdoruesve të rrugës.

Superstrada Tiranë-Durrës/ Rama: Drejt përfundimit punimet

Punimet për zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë superstradën, në përfundim të punimeve, me nga katër korsi në secilin drejtim, nisën vitin e shkuar.

Superstrada Tiranë – Durrës (e njohur në vend që prej viteve ’90 si “Autostrada”) fillon nga Mbikalimi i Kamzës deri tek Ura e Dajlanit. Ajo është një nga arteriet kryesore dhe më të rëndësishme të vendit, e cila lidh dy qendrat më të mëdha administrative, industriale, kulturore dhe turistike të Shqipërisë, si dhe korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim.

Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë. Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës shkon nga 90’000 deri 120’000 makina në 24 orë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat