Super maj në DigitAlb. Sport, adrenalinë dhe super oferta
Maji është muaji i kurorëzimit të kampionëve të ligave më prestigjoze në Europë. Kampionatet më elitare të futbollit janë futur në fazën më përcaktuese, ku do të vendoset fati i të gjitha skuadrave. Liverpool, Bayern, PSG dhe Opympiakos janë mbretërit e rinj në ligat respektive, ndërsa mbetet gjithçka e hapur në La Liga, Eredivise, Saudi Pro Lige, Superligën e Zvicrës.
Në Premier League, Liverpool do të ngrejë lart trofeun pasditen e 25 majit, ndërsa gara për katër skuadrat pasuese pritet të jetë e ethshme deri në minutën e fundit të këtij sezoni. 17 maji do të jetë dita e Bayern dhe PSG. Në Gjermani, Harry Kane më në fund do të ngrejë një trofe të rëndësishëm, pas një pritje shumë të gjatë, me Bayern që rikthehet të titulli pas një viti mungesë. PSG vijon të dominojë në Francë, ku konfirmohet si kampione dhe gjatë këtij muaji do të festojë sërish. Rekordmenët e Olympiakos nuk dinë të ndalen, teksa koleksionuan këtë vit titullin e 48 në histori, e këtë fundjavë do të ngrejnë lart trofeun.
Magjia e La Liga do të kulmojë këtë fundjavë, me El Clasicon Barcelona-Real Madrid. Klasikja e katërt për këtë sezon do të caktojë fatin e titullit me shumë gjasa, kur diferenca mes blaugranave kryesues dhe galaktikëve të Anchelotit është vetëm 4 pikë. Katër javët e mbetura pritet të sjellin beteja titanësh, për të caktuar skuadrën kampione në Spanjë.
E hapur duket edhe gara në Eredivise të Holandës, aty ku Ajax duket një hap para PSV me 4 pikë më shumë, por gjtithçka mund të ndodhë kur kanë mbetur dhe 3 javë deri në fund.
Në Kampionatin Zviceran, Baseli i udhëhequr nga Xherdan Shaqiri është me një dorë te titulli, ndërsa në Arabinë Saudite, Mario Mitaj është favorit kryesor për të marrë trofeun me Al Ittihadin e tij. Enigma të gjitha për tu zbuluar, shijuar e festuar në DigitAlb.
Magjia e këtij sezoni do të kulmojë me finalet e dy kompeticioneve të UEFA-s, Europa dhe Conference League, të cilat premtojnë shumë emocione. Formula 1 do të vijojë me dy gara të magjishme si ajo e Emilia Romagna dhe Monaco, për të dhuruar adrenalinë siç vetëm kampionati më i magjishëm i garave me makina di të prodhojë. Ndërsa buqeta sportive do të plotësohet me UFC, turnetë më të rëndësishëm të tenisit dhe finalet e kampionatit italian të Voleyball.
Dhe këtë maj, DigitAlb sjell super ofertën që nuk duhet humbur! Abonohuni për 12 muaj me parapagim ose me këste mujore duke filluar nga vetëm 990 Lekë në muaj, në platformat Tokësore, Satelitore apo në Aplikacionin DigitAlb. Përjetoni emocionet e kampionëve, në shtëpi apo kudo që ndodheni, me cilësinë më të lartë të transmetimit.
Një mozaik fantastik çel sezonin veror në mënyrën më spektakolare vetëm në DigitAlb, e që kujdeset për të sjellë tek shqiptarët anë e mbanë botës emocionet e ligave më të rëndësishme në Europë dhe garave më të ndjekura në botë nga të gjitha disiplinat.
Sondazh

Trump nxit prodhimin amerikan të barnave - Vendimi lehtëson procesin për vendasit, rrit inspektimet për shtetet e tjera
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxitur prodhimin e barnave me recetë në SHBA, duke u hapur rrugën kompanive......

Ku ndodhen 21 mijë zarfe zgjedhore të pashpërndara? - Kryekomisioneri Celibashi, apel emigrantëve të diasporës për të votuar
Sot, do të jetë afati i fundit për të gjithë shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në ishujt e Greqisë, të cilët duhet të kthejnë zarfet zgjedhore në......

“Giro d’Italia 2025” bllokon trafikun - Policia: Ndalim qarkullimi e parkimi nga 8-11 maj, përfshihen Tirana, Durrësi e Vlora
Zhvillimi i garës së çiklizmit “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri do të sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe ndalimin e parkimit në data 8, 9, 10......

Sa e përballojnë kredinë familjet shqiptare? - BSH: Në shumicën e rasteve, pagesat e kësteve zënë më pak se 30% të të ardhurave
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, shlyerja e kësteve të kredisë nuk ka rënduar shumë në xhepat e familjeve shqiptare. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës......

Filmat evropianë, të rrezikuar nga tarifat - Industria mund të “sakrifikohet” për të arritur marrëveshje me Trump
Industria e filmit në Evropë është e shqetësuar se legjislacioni i fituar me vështirësi që përcakton kuotat e përmbajtjes evropiane për platformat e......

“350 projekte për rrugët në 12 vite në Qarkun Elbasan” - Rama: Do të vazhdojmë me rritjen e ivestimeve në këtë qark
Në takimin e radhës me banorët e qytetit të Librazhdit, Kryeministri i vendit, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli për investimet në......

“IA po i bën punonjësit antisocialë” - Sipas raportit, njerëzit po përdorin teknologjinë për të shmangur kolegët
Punonjësit e zyrës po i drejtohen inteligjencës artificiale kur nuk duan të pyesin kolegët e tyre, sipas raportit të ri të Microsoft. Kompania anketoi......

Borxhi publik arrin në 14.2 miliardë euro 54.2% e PBB-së - Ndikim, Eurobondi i emetuar në muajin Shkurt
Borxhi publik në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur në vlerën e 14.2 miliardë eurove, nga 13.6 miliardë euro që ishte në fund të tremujorit të katërt......