Shqipëria Postuar më 17 Prill 2025, 12:37

Super kapacitetet e centraleve energjetike - Miratimet e projekteve për t’u lidhur me rrjetin arrijnë në 3535 MW, ERE: Duhen investime

Nga Ola Mitre

Super kapacitetet e centraleve energjetike - Miratimet e projekteve për

Numri i centraleve të prodhimit të energjisë elektrike që kërkojnë të lidhen me rrjetin e transmetimit ka pësuar rritje të ndjeshme, teksa të dhënat zyrtare flasin për dhjetra mijëra MW që kanë marrë miratim për instalim, duke rritur nevojën për investime me qëllim integrimin e tyre në sistem.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, të përpunuara nga TV SCAN janë 14 centrale, me kapacitet të instaluar rreth 430 MW që kanë nwnshkruar marrëveshje për lidhje deri në vitin 2024 dhe priten të energjizohen gjatë viteve 2025-2026.

Por, ndjeshëm më i lartë është numri i centraleve që përgjatë vitit 2024 morën opinion paraprak në sistemin e transmetimit ose rimiratimin në parim për lidhje në sistemin e transmetimit. Sipas të dhënave zyrtare në total janë 29 impiante, me një fuqi totale të projektuar prej 3105 MW.

Kjo sasi e projektuar është i konsiderueshëm, duke marrë në konsideratë se aktualisht vendi ynë ka një kapacitet total prodhues të lidhur me rrjetin e transmetimit prej rreth 2679 MW.

Ndërkaq, nisur nga fakti se një numër i konsiderueshëm i burimeve të energjisë elektrike, parashikohen që të ndërtohen dhe të lidhen në sistemin e transmetimit, Enti Rregullator i Energjisë thekson nevojën për një zhvillim më dinamik dhe investime për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat