Sula: Reforma e inspektimeve teknike duhet të fokusohet tek parandalimi i rreziqeve në ndërtime

Siguria në ndërtime duhet të trajtohet si një përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, profesionistëve, universiteteve dhe sektorit privat, ndërsa sistemi i inspektimeve teknike duhet të orientohet gjithnjë e më shumë drejt parandalimit të rreziqeve. Kështu u shpreh Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë tryezës shumëpalëshe me temë “Siguria në Ndërtime dhe Reforma e Inspektimit Teknik në Shqipëri”.
Në fjalën e tij, Sula theksoi se garantimi i sigurisë së ndërtesave nuk mund të mbështetet vetëm në një institucion apo hallkë të vetme të procesit, por kërkon bashkëpunim të koordinuar mes të gjithë aktorëve që përfshihen në projektim, ndërtim, monitorim dhe kontroll.
Ai nënvizoi se sfidat që lidhen me tërmetet, përmbytjet, zjarret, temperaturat ekstreme dhe efektet e ndryshimeve klimatike po imponojnë standarde të reja për mënyrën se si projektohen, ndërtohen dhe inspektohen objektet.
“Sot nuk po diskutojmë thjesht për çështje teknike, por për sigurinë e jetës së qytetarëve. Çdo ditë njerëzit jetojnë dhe punojnë në ndërtesa që duhet të jenë të sigurta gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre”, deklaroi Sula.
Sipas tij, kolaudimi përfaqëson vetëm një fazë të procesit dhe nuk përbën fundin e përgjegjësive për garantimin e sigurisë së një objekti. Ai theksoi se reforma e inspektimeve synon kalimin nga kontrollet reaguese te qasja parandaluese, nga procedurat e fragmentuara drejt një sistemi të integruar dhe nga kontrollet rutinë te monitorimi i bazuar në analizën e riskut.
Inspektori i Përgjithshëm kërkoi gjithashtu forcimin e kapaciteteve profesionale përmes krijimit dhe zhvillimit të profileve të specializuara, si inspektorët e sigurisë së ndërtesave, ekspertët e mbrojtjes nga zjarri dhe specialistët e eficiencës energjetike.
Një rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas Sulës, duhet të luajnë universitetet, të cilat mund të kontribuojnë në hartimin e standardeve moderne, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe përgatitjen e metodologjive bashkëkohore të kontrollit teknik.
Ai vuri theksin edhe te përdorimi i teknologjisë, duke nënvizuar se platforma “e-Inspektimi” duhet të shfrytëzohet si një instrument për menaxhimin e riskut, planifikimin e kontrolleve, koordinimin ndërinstitucional dhe rritjen e transparencës.
Në përfundim, Sula theksoi se përafrimi me eurokodet dhe standardet evropiane mbetet një objektiv i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.
“Siguria në ndërtime nuk është luks, por detyrim ndaj qytetarëve. E ardhmja e inspektimit duhet të jetë më profesionale, më transparente dhe e orientuar drejt parandalimit të rrezikut”, përfundoi ai.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta zbret në 188 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të mërkurë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat do të hyjnë në fuqi më 10 qershor, duke......
Rama: Aksi Milot–Balldren do t’i japë një shtysë të re zhvillimit të veriut
Kryeministri Edi Rama e cilësoi nisjen e punimeve për aksin rrugor Milot–Balldren si një investim me rëndësi strategjike për veriun e Shqipërisë, duke......
“BE rrit standardin e tregtimit të produkteve shqiptare” - Musabelliu: 65% e legjislacionit teknik për lëvizjen e lirë të mallrave është harmonizuar
Me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të rriten edhe standardet që një biznes shqiptar duhet të plotësojë për të tregtuar produktet në......
Paga mesatare arrin në 90 mijë lekë në nisje të vitit/ Ndërtimi shënon rritjen më të fortë mes aktiviteteve të ekonomisë
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri arriti në rreth 90 mijë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave më të fundit......
Lufta në Lindjen e Mesme “godet” Dubain - Shifra pesimiste nga turizmi, transporti ajror dhe tregtia
Lufta në Lindjen e Mesme ka rezultuar të jetë një provë e madhe për ekonominë e Dubait , i cili para nisjes së konfliktit ishte një qendër e rëndësishme......
Paketë 70 miliardë dollarë për imigracionin - Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin
Një ngërç politik i gjatë në Kongresin e SHBA-së mbi fondet për zbatimin e ligjit për imigracionin përfundoi të martën. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar......
Politikat familjare në fokus të integrimit europian - Balanca punë-jetë, investim për ekonominë dhe tregun e punës shqiptar
Balanca mes jetës profesionale dhe asaj familjare, si dhe rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, ishin në fokus të një konference rajonale të......
Industria shqiptare larg inovacionit europian - Pak para për kërkim shkencor, shkëputje nga prodhimi
Inovacioni mbetet një nga sfidat kryesore të industrisë shqiptare. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 evidenton se shpenzimet për kërkim dhe zhvillim......



