Shqipëria Postuar më 17 Prill 2025, 11:50

“Subvencionojmë sektorin e bimëve mjekësore” - Berisha: Do të dyfishojmë buxhetin për bujqësinë

Nga Diamila Leka

“Subvencionojmë sektorin e bimëve mjekësore” -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me prodhues të bimëve mjekësore, premtoi subvencionim për këtë sektor. Sipas tij, edhe buxheti për bujqësinë do të dyfishohet.

Në projektin tonë për Shqipërinë Madhështore, ne konsiderojmë sektorin e bujqësisë një sektor të rëndësisë parësore për realizimin e këtij projekti. Dhe jemi zotuar për një përmbysje të plotë të sistemit aktual, të qëndrimit të këtij sistemi ndaj bujqësisë, blegtorisë, bimëve aromatike, etj. Ne do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të katër ose pesëfishojmë subvencionin për fermerët. Do të subvencionojmë çdo hektar të mbjellë, çdo kokë bagëti dhe çdo fidan të mbjellë. Për ju si sektor i veçantë do të subvencionojmë çdo përpjekje tuajën për kultivimin, për mbledhjen, për grumbullimin, për përpunimin dhe eksportin.

Berisha foli edhe për tarifat e vendosura nga qeveria amerikane, që prekin më së shumti këtë sektor.

Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifat. Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni. Ne do bëjmë gjithçka me grante, siç thashë për çdo njësi prodhimi dhe ato nuk do i merrni mbi bazën e burokracisë, por me dokumentacionet më të thjeshta.

Krahas subvencioneve të të gjithë procesit deri në eksport, Berisha premtoi të tjera lehtësi logjistike për grumbullimin e këtyre bimëve, si dhe për industrinë e përpunimit të tyre në vend.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat