Studentët verifikojnë online numrin e matrikullimit/ E-Albania me shërbim të ri, Kryeministri Rama: Thjeshtohen procedurat

Platforma e-Albania ka shtuar një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve nga viti akademik 2011–2012 e në vijim të informohen dhe të verifikojnë online numrin e tyre të matrikullimit. Shërbimi synon të lehtësojë aksesin në të dhënat akademike dhe të shmangë procedurat e panevojshme në sportele, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se ky funksion i ri në e-Albania i jep përdoruesit mundësinë të marrë menjëherë informacionin e nevojshëm, pa kërkuar ndërmjetësime apo verifikime fizike në institucione.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim, ku përmes e-Albania tani mund të verifikojnë numrin e matrikullimit online, duke ju thjeshtuar procedurat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në faqen zyrtare të Facebook.
Shërbimi jepinformacion në kohë reale për numrin e matrikullimit në një statuset: aprovuar, refuzuar, në process.
Numri i matrikullimit konsiderohet një element kyç për identifikimin dhe verifikimin e statusit të studentit, si në komunikimin me universitetet ashtu edhe në procese të ndryshme administrative. Me këtë shërbim, studentët dhe ish-studentët mund të verifikojnë më lehtë informacionin e tyre, duke kursyer kohë dhe duke reduktuar hapat që duhet të ndiqnin më herët.
Bizneset, “të pasigurta” për ecurinë e aktivitetit - BSH: Konsumatorët, të vetmit me rritje të besimit në ekonomi gjatë nëntorit
Konsumatorët ishin të vetmit me besim në ekonominë shqiptare gjatë muajit nëntor, ndërsa bizneset u treguan më pesimiste. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të......
2.4 milionë euro për sigurinë ndaj pesticideve - Nga viti 2026 nis projekti i ri për fuqizimin e laboratorëve në ISUV
Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve......
Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara
Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më qendrore në debatet shoqërore, të dhënat e fundit të Eurostat-it për vitin 2024 vendosin......
Bullgarët protestojnë kundër buxhetit 2026 - Opozita: Rriten kontributet për sigurimet shoqërore dhe taksa mbi dividentët
Mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin bullgar Sofje dhe në disa qytete të tjera, duke protestuar kundër planit të buxhetit të vitit 2026, i pari i......
53.4 mln lekë për furnizimin 24 orë me ujë në Kamëz - Depo e re dhe sistem pastrimi në Bovillë për rritjen e cilësisë
Ujësjellës-Kanalizime Kamëz ka shpallur hapjen e garës për projektimin e linjës së re të transmetimit të ujit nga Bovilla drejt zonës së Bathores, si dhe......
Lojërat e fatit, shteti humb 120 milionë euro - Mungojnë 11 akte nënligjore, duhet të ishin miratuar brenda 1 tetorit 2024
Nga 1 prilli 2024 ka hyrë në fuqi ligji për lojërat e fatit, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore, nuk është zbatuar. Referuar një analize të bërë......
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat - Rrugët e vendit prej tre ditësh të bllokuara
Protestat në Greqi po përshkallëzohen, me fermerët që kanë ngritur postblloqe të reja në autostrada dhe dogana, ndërsa deklarojnë vendosmërinë e tyre se nuk......
Kina furnizon botën me makina ndotëse - “Pastron” vendin nga karburanti fosil pas boom-it të mjeteve elektrike
Industria e automjeteve elektrike në Kinë kapi gjysmën e tregut të saj të brendshëm vetëm në pak vite, duke ulur shitjet e automjeteve me benzinë nga......





