Studentët e huaj, a do qëndrojnë në Shqipëri? Dashi: Duhet strategji dhe lidhje e fortë universitet-biznes

Mbi 2 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin e studimeve të tyre. Megjithëse kjo tendencë shihet gjithnjë e më në rritje, efekti që do të japë mbetet ende I panjohur, pasi është një fenomen relativisht I ri.
Ekspertja e Burimeve Njerëzore, Senti Dashi shprehet se vendi ynë ka nevojë për punonjës të kualifikuar në fusha të ndryshme, tregu nuk është mjaftueshëm I hapur, pavarësisht nevojës.
“Tregu shqiptar është I hapur, por jo mjaftueshëm. Për këtë ka disa arsye. Ne kemi vërtet një kërkesë shumë të lartë për disa fusha, siç është në turizëm, në IT, mjekësi, ndërkohë që është pak e vështirë gjetja e këtyre kandidatëve në këto lloj profesione.
Por, që të kemi kandidatë të mirë si këta studentë, ne duhet të investojmë pak si shtet, duke filluar nga procedurat. Universitetet duhet të jenë pak më praktikë."
Ekspertja shikon lidhjen e universiteteve me biznesin, si element kyç të mbajtjes së lkëtyre të rinjve të huaj për të qëndruar në Shqipëri dhe jo të largohen sapo të përfundojnë
“Pas finalizimi të studimeve të bëjnë një lloj praktike dhe më pas të bëjnë përshtatjen e këtyre nëpër kompani. Jo vetëm diplomimi dhe më pas ti lëmë në mes të rrugës, sepse mund ti bëjmë gati për vendet e tjera, ndërkohë që ne duhet ti shfrytëzojmë për vendin tonë. Janë një e mirë ekonomike, por edhe një e mirë sa I përket marrëdhënieve ndërkombëtare Kompanitë të kenë frymë pak më ndërkombëtare dhe bashkëpunuese. Kemi pak punë për ta arritur këtë lloj balancimi, edhe eksperienca bën të vetën. Duhen më shumë politika që lidhin universitetin me biznesin”.
Deri më tani, të huajt jemi mësuar ti shohim në sektorë ku kualifikimi nuk është I nevojshëm, ndërsa mungesa e profesionistëve vendas po sjell nevojën për rishikimin e tregut dhe afrimin e profesionistëve të fushave të ndryshme.
Falja e detyrimeve doganore e tatitmore - Hyn në fuqi udhëzimi. Bizneset përfitojnë fshirje gjobash dhe kamatëvonesash
Ka hyrë në fuqi udhëzimi për zbatimin e ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e......
Investimet për rrjetin e ujërave të ndotur - Hapet tenderi 1 mld lekë për Dibrën, përfshihet dhe impiant trajtimi
Me një fond limit prej rreth 1 mld lekë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër ka hapur tenderin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave......
400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në prodhimin e dronëve dhe mjeteve të blinduara, shkak zinxhiri i furnizimit
Rreth 400 vende të reja pune do të krijohen nga projekti mes kompanisë shtetërore “Kayo” dhe kompanisë italiane “Fincantieri”, për ngritjen e një kantieri të......
Ekonomistë, juristë dhe inxhinierë, më të kërkuarit - Në 2 javë, AKPA liston mbi 1,000 vende pune për të pakualifikuarit
Në dy javët e para të muajit maj, tregu i punës ka shfaqur kërkesë të lartë si për profesionistë të kualifikuar, ashtu edhe për punonjës sezonalë. Sipas të......
Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? - Zv.Ministrja Kika: Subjekteve u janë lënë afate për plotësimin e standardeve
Rreth 900 operatorë të biznesit në industrinë e qumështit do të kalojnë filtrin e standardeve, me qëllim që të përmbushin kërkesat e integrimit në BE, por......
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Estoni, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit......
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen......
29.3 mln euro nga shitja e energjisë/ Janar-prill, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon dhjetra procedura
4-mujori i parë i vitit ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë, duke bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa......


