Shqipëria Postuar më 4 Gusht 2025, 13:50

Strehim me interes 0%, kredia subvencionohet nga shteti - Gonxhja: Lehtësi për përballimin e kostos për kategori të veçanta

Nga Alida Lula

Strehim me interes 0%, kredia subvencionohet nga shteti - Gonxhja: Lehtësi

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit për strehim. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos për kategori të veçanta dhe sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, kategoritë përfituese janë:

Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë

Fëmijët në përkujdesje të Republikës

Familjet qiramarrëse në ish-pronë private

Gjithashtu, ministri Gonxhja thotë se ka edhe përfitime shtesë:

Grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës për familjet e punonjësve të rendit të rënë në detyrë dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës, ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale edhe mënyrën se si të bëhet aplikimi.

1. Hyni në portalin e-Albania

2. Kërkoni shërbimin: “Aplikim për përfitim kredie me 0% interes – Enti Kombëtar i Banesave”

3. Plotësoni formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentacionin e kërkuar

4. Aplikimi mund të bëhet në çdo kohë, pa afat kohor dhe nuk ka nevojë për thirrje nga MEKI

Financimi i këtij programi bëhet nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si institucioni përgjegjës për strehimin.

Ndërkohë, ishte Këshilli i Ministrave që rishikoi edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare sigurimin e strehimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke ndarë veç, fondin prej 15.5 milionë euro.

Objektivi i programit, është të sigurojë deri në vitin 2030 strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,000 individëve/familje që kanë aplikuar për strehim dhe që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat