“Strehim i përballueshëm”, Rama: Fond të posaçëm dhe kredi me interesa zero

Kredi me interes zero dhe ngritja e një fondi kombëtar për strehimin. Këto janë zgjidhjet që qeveria kërkon të japë për të adresuar atë që kryeministri Rama e quajti një "temë shumë delikate dhe e prekshme". Në një takim në Durrës, Rama shpjegoi me hollësi këtë projekt që synon lehtësimin e strehimit.
“Kemi hyrë në fazën e përpunimit të një plani për strehim të përballueshëm. Po rishikojmë bazën ligjore. Deri më tani kemi një 3 për qindësh për strehimin, që e marrim nga lejet e ndërtimit. Me paratë e grumbulluara do të krijojmë një fond për strehimin. Ne e dimë që kërkesa më e madhe është në Tiranë, e pastaj edhe në Durrës. Por ka edhe një bashki tjetër e dyta pas Tiranës për leje ndërtimi. Kjo është Himara që po ashtu e merr 3 përqindëshin, në një kohë që nuk ka nevojë për strehim. Kështu që krijohet fondi i përgjithshëm dhe me disa formula shpërndahet për të lehtësuar marrjen e shtëpive. Shteti do vendosë edhe disa garanci bankare. Do të jepen kreditë me zero interes për mësuesit, policët dhe ushtarakët. Vjet ishte viti i parë dhe funksionoi. Ne mësuam nga kjo dhe këtë vit do ta zgjerojmë skemën. Strehimi është një temë shumë delikate dhe e prekshme dhe ne do ta trajtojmë atë me shumë kujdes”, tha kryeministri Rama.
Ndryshimet në ligjin për pastrimin e parave, ministri Malaj: Forcim i integritetit të sistemit tonë financiar
Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Në paraqitjen e ndryshimeve ministri i......
Zgjerimi i aksit Tiranë – Durrës, Karakaçi: Korsitë e reja hapen në javën e parë të muajit maj
Autostrada e zgjeruar Tiranë – Durrës do të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda javës së parë të muajit maj. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,......
“Ndërtimi transformoi vendin” - Rama dhe Ibrahimaj, takim me përfaqësues të sektorit: Ka rritur ekonominë
Ndërtimi është sektori që transformoi vendin. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrësit në fushën e ndërtimit. Ai shtoi se ky......
Rriten vetëprodhuesit e energjisë - ERE: Në 2025-ën u shtuan 1,135 klientë, 27.96% më shumë se një vit më parë
Numri i konsumatorëve që po prodhojnë vetë energjinë elektrike për nevojat e tyre ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025. Të dhënat e publikuara në raportin......
Dibranët dhe kuksianët, ndër më tradicionalët/ Regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve. Vlora renditet e para
Të dhënat nga INSTAT mbi statusin civil nxjerrin një hartë me kontraste të forta mes qarqeve të vendit, ku martesa dhe divorci nuk shpërndahen njësoj në të......
Ibrahimaj: Sektori i ndërtimit, motor i rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një takim të zhvilluar së bashku me Kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësues të biznesit në......
“Çmimet e larta bujqësore po i udhëheq importi” - Braçe: Fermeri të mbështetet për litër, apo kg. Janë rritur kostot
Çmimet e larta të fruta-perimeve në treg po i udhëheq importi. Kështu është shprehur deputeti socialist Erion Braçe, gjatë interpelancës në Kuvend me......
Shqiptarët nuk i shpëtojnë kureshtjes botërore/ Interesi për naftën, Iranin dhe deklaratat e Trump, më të kërkuarat në Google
Kërkimet në internet, ose siç njihen ndryshe “search” në Google, janë një tregues i rëndësishëm për të kuptuar se cilat tema janë më në fokus dhe për çfarë......


