Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2025, 13:51

Strategjia e Sigurisë Rrugore, në konsultim publik - Balluku, ftesë ekspertëve: Rrugë më të sigurta për të gjithë

Nga Fabjona Pasho

Strategjia e Sigurisë Rrugore, në konsultim publik - Balluku,

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur konsultimin publik për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026‑2030 dhe për Planin e Veprimit 2026‑2028. Procesi i konsultimit është i hapur deri më 17 tetor.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një njoftim në rrjetet sociale, ka ftuar të gjithë aktorët, nga projektuesit dhe ndërtuesit, deri te përdoruesit e zakonshëm të rrugës të japin mendimet dhe komentet e tyre mbi draftin e strategjisë.

Strategjia e re ka në fokus përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore, uljen e numrit dhe ashpërsisë së aksidenteve, mbrojtjen e jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës

“Jepni kontributin tuaj dhe bëhuni pjesë e përgatitjes së një strategjie që synon rrugë më të sigurta për të gjithë,” thekson Balluku.

Zhvillimi i Strategjisë së dytë të Shqipërisë u bazua në një proces sistematik, të bazuar në prova dhe gjithëpërfshirës, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së. Strategjia është hartuar për të përmbushur objektivat e Politikës së Sigurisë Rrugore të BE-së 2021-2030 bazuar në "Vizionin Zero" të miratuar dhe Qasjen e Sistemit të Sigurt.

Në dokumentin e Strategjisë theksohet se, “Menaxhimi i të dhënave të lidhura me sigurinë rrugore në Shqipëri duhet të përmirësohet në një mënyrë që të sigurojë mbledhjen, përpunimin, analizën dhe shpërndarjen sistematike të të dhënave të lidhura me sigurinë rrugore, sepse një menaxhim efektiv i të dhënave të sigurisë rrugore është thelbësor për identifikimin e trendeve, vlerësimin e efektivitetit të ndërhyrjeve dhe formulimin e politikave të bazuara në evidencë”.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat