Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2025, 19:33

Strategjia e borxhit 2025-2029/ Fokus te ulja e borxhit në valutë dhe zhvillimi i tregut vendas

Nga SCAN TV

Strategjia e borxhit 2025-2029/  Fokus te ulja e borxhit në valutë dhe

 

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2025-2029”. Dokumenti i ri përcakton mënyrat e financimit të deficitit buxhetor në periudhën afatmesme, si dhe masat për të siguruar një balancë mes kostos dhe riskut në menaxhimin e borxhit publik.

Strategjia e re synon uljen e peshës së borxhit në valutë të huaj, rritjen e jetëgjatësisë së borxhit të brendshëm dhe përmirësimin e treguesve mbi borxhin që maturohet brenda një viti. Po ashtu, ajo parashikon zhvillimin e mëtejshëm të tregut të brendshëm përmes rritjes së transparencës, publikimit të një plani vjetor të huamarrjes dhe forcimit të aktivitetit në tregun sekondar të titujve qeveritarë.

Sipas relacionit shpjegues, dokumenti është hartuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe mbështetet te objektivat makro-fiskalë dhe politikat monetare që do të ndjekë Banka e Shqipërisë gjatë periudhës 2025-2029. Strategjia përfshin gjithashtu tre skenarë alternativë financimi për të përballuar rreziqe të mundshme nga ndryshimet në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Institucioni i ngarkuar me zbatimin e saj do të jetë Ministria e Financave, ndërsa dokumenti nuk sjell efekte shtesë financiare në buxhetin e shtetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat