Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2025, 12:45

Strategji e re për sigurisë rrugore/ Nga investimet, te kontrolli i automjeteve, masat për të shkuar drejt “zero” aksidente

Nga Ola Mitre

Strategji e re për sigurisë rrugore/ Nga investimet, te kontrolli i

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë e re për Sigurinë Rrugore dhe Planin e Veprimit 2026–2030, një dokument kornizë që synon uljen e mëtejshme të vdekjeve dhe lëndimeve në aksidente, forcimin e institucioneve dhe përafrimin e plotë me acquis të BE-së. Drafti paraqet edhe një analizë të plotë të kostove socio-ekonomike të aksidenteve, shoqëruar me masa të strukturuara që do duhet të ndërmerren përgjatë 5 viteve të ardhshme.

Përveç jetëve të humbura dhe pasojave familjare e shoqërore, aksidentet rrugore rëndojnë ndjeshëm ekonominë përmes kostove direkte, që lidhen me mjekimin, dëmtimin e mjeteve dhe infrastrukturën, si dhe indirekte që lidhen me uljen e produktivitetit dhe humbjen e të ardhurave. Sipas Bankës Botërore kosto mesatare vlerësohet në 135 391 euro për një aksident fatal, 22 988 euro për të plagosur rëndë dhe 2 526 euro për të plagosur lehtë. Në strategji referohen shifrat e vitit 2018, sipas të cilave kosto totale nga aksidentet rrugore u vlerësua në 35.3 mln euro.

Në dokument theksohet se shifrat tregojnë një rënie të ndjeshme të fataliteteve, por nevojiten hapa të tjerë, duke përforcuar qasjen “Vizion Zero” dhe duke synuar përafrim me performuesit më të mirë në BE. Dokumenti i bazon politikat që do ndërmerren në 5 shtylla, që janë: Menaxhimi, investimet në rrugë për rritjen e sigurisë dhe mirëmbajtjen e tyre, rritje e cilësisë së kontrolleve teknike për automjete të sigurta, fushata informuese, si dhe reagimet pas aksidenteve, përmes trajnimeve të përbashkëta mes policisë, urgjencës mjekësore, etj. Sipas dokumentit, ndërmarrja dhe zbatimi i plotë i masave prioritare do të shpëtojë jetë dhe do të kursejë qindra miliona euro.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat