Shqipëria Postuar më 20 Janar 2025, 13:11

“Stop” falsifikimit të dokumenteve për makinat- Doganat marrin masat. Parandalim trafikut të mjeteve rrugore

Nga Elisabeta Dosku

“Stop” falsifikimit të dokumenteve për makinat- Doganat

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) ka zhvilluar disa projekte që synojnë digjitalizimin e procedurave doganore në funksion të rritjes së transparencës, rritjes së efektivitetit, uljes së kostos dhe kohës së biznesi.

Një ndër këto projekte është në fushën e transportit rrugor dhe lidhet me ndërveprimin e sistemit të doganave ASYCUDA World me E-DPSHTRR.

Ky projekt synon bashkëveprimin mes dy institucioneve të strukturave përkatëse me qëllim parandalimin e trafikimit të mjeteve rrugore  dhe falsifikimin e dokumentacionit të tyre dhe parandalimin e trafiqeve të paligjshme.

Sistemi i Automatizuar për të Dhënat Doganore (ASYCUDA) është një sistem i kompjuterizuar i menaxhimit doganor që mbulon shumicën e procedurave të tregtisë së jashtme. Ai trajton deklaratat doganore, së bashku me procedurat e kontabilitetit, transitit dhe pezullimit. Ai gjithashtu gjeneron të dhëna tregtare që mund të përdoren për analiza statistikore ekonomike.  ASYCUDA përdor kodet dhe standardet ndërkombëtare të zhvilluara nga ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizim), WCO (Organizata Botërore e Doganave) dhe Kombet e Bashkuara. Mund të konfigurohet për t'iu përshtatur karakteristikave kombëtare të regjimeve individuale doganore, tarifave kombëtare dhe legjislacionit. ASYCUDA ofron shkëmbim elektronik të të dhënave (EDI) ndërmjet tregtarëve dhe doganave duke përdorur standardet mbizotëruese.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor synohet që verifikimi i problematikave të behet në kohë reale, duke qenë se fluksi i importeve të automjeteve nga jashtë është shumë i lartë.

Gjatë vitit 2024 janë zhdoganuar afro 100 mijë automjete të ardhura nga jashtë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Janar Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat e huaja!

Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë nga java kaluar pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat