Stoku 48 milionë euro, rriten investimet sllovene në Shqipëri, Ibrahimaj: Tregues pozitivë për klimën e investimeve

Investimet sllovene në Shqipëri kanë shënuar një trend të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve të fundit.
Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë vitit 2024 vlera e stokut të investimeve sllovene ka arritur nivelin më të lartë historik, me 44 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 7.3% krahasuar me vitin 2023.
Ky trend pozitiv ka vijuar edhe gjatë vitit 2025. Deri në muajin shtator, stoku i investimeve ka arritur në 48 milionë euro, ndërsa fluksi i investimeve për periudhën janar–shtator kap vlerën e 4 milionë eurove. Sipas ministres Ibrahimaj, këto shifra tregojnë jo vetëm rritjen e interesit të kompanive sllovene për tregun shqiptar, por edhe potencialin e madh për partneritete të reja strategjike mes dy vendeve. Gjithashtu, këto shifra reflektojnë besimin në ekonominë shqiptare dhe klimën e favorshme për biznes.
Ministrja tha se, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja, Agjencia për Investime dhe Zhvillim (AIDA) organizon Forumin e Biznesit Shqipëri–Slloveni, i cili do të zhvillohet më 5 shkurt 2026 në Tirana Innovation Hub.
Forumi synon të lidhë kompani dhe institucione nga të dy vendet në sektorë të ndryshëm: ndërtim; teknologji informacioni dhe komunikimi; agro-ushqim; inovacione në bujqësi dhe turizëm. Ministrja Ibrahimaj theksoi se, ky forum është një mundësi e shkëlqyer për zgjerimin e rrjeteve profesionale dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare.
Nëndeklarimi i pagave, ndërtuesit në fokusin e tatimeve/ Kontroll të kontratave të shitjeve dhe burimit të të ardhurave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ka filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit.......
Raporti, ku mund të investoni në 2026? ALTAX zbulon sektorët më premtues për Shqipërinë!
Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është thelbi I një......
Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?
Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur......
Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët: Algoritmet po prodhojnë volum dhe jo vlerë
Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale. Kështu vlerëson një......
Rregulla të reja për tregjet e peshkut- Pr.ligji/ Produktet do të shoqërohen me origjinën dhe kategoritë
Qeveria do të vendosë rregulla të reja për tregjet e produkteve të peshkimit, duke krijuar një mekanizëm të qartë për funksionimin e tij, sipas standardeve......
2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh
Sistemi AIPS–EURO ka shënuar një vit rekord në 2025, si në numrin ashtu edhe në vlerën e transaksioneve të kryera nga klientët bankarë. Sipas të dhënave......
Rama me deputetët e PS : Po ndodh diçka tërësisht e re, shteti po merr pjesë në sipërmarrje
Në Shqipëri po ndodh dicka për herë të parë: Shteti po e rrit praninë e tij në sipërmarrje. Kështu u tha kryeministri Rama deputetëve socialist në fjalën......
Cilësia e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE rishikon treguesit, nga numri e kohëzgjatja e ndërprerjeve, te koha e riparimit të defekteve
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e treguesve dhe kritereve standarde të cilësisë së shërbimit në sistemin e shpërndarjes së......


