Stimuj për rikthimin e diasporës - Ekspertiza e emigrantëve shqiptarë, në funksion të integrimit

Qeveria po punon për krijimin e stimujve për rikthimin e profesionistëve të diasporës shqiptare, si pjesë e masave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kjo synohet të arrihet duke krijuar skema mbështetëse për nxënësit dhe studentët, të lidhura me rezultatet në mësim, zhvillimin e talenteve, angazhimin në komunitet dhe kthimin për të punuar në vendlindje pas përfundimit të studimeve.
Një tjetër fokus I rëndësishëm është përmirësimi I shërbimeve në zonat rurale, përmes ngritjes së qendrave të integruara të kujdesit shëndetësor parësor. Këto qendra synojnë të ofrojnë më shumë akses për qytetarët përmes telemjekësisë, transferimit të mostrave laboratorike dhe shpërndarjes së barnave me postë ose dronë.
Angazhimi i diasporës shtrihet edhe në fushën e arsimit dhe zhvillimit social. Parashikohet organizimi i kampeve verore dhe kampeve scouting në Vlorë dhe Dibër, ku të paktën gjysma e vendeve do të rezervohen për fëmijët e familjeve të diasporës.
Po ashtu, diaspora parashikohet edhe si një prioritet më vete në kuadër të S3, me synim nxitjen e kapitalit njerëzor, teknologjisë dhe kulturës. Për këtë është parashikuar një mbështetje e dedikuar prej 58.730.000 eurosh për periudhën 2025–2030, çka tregon peshën që i jepet rolit të saj në zhvillimin ekonomik dhe inovativ të vendit. Edhe në prioritete të tjera parashikohen masa dhe aktivitete që synojnë përfshirjen e diasporës.
Po ashtu, një drejtim tjetër i rëndësishëm lidhet me arsimin e lartë, ku synohet përmirësimi i të dhënave statistikore përmes standardizimit të tyre dhe krijimit të një platforme digjitale për mbledhjen e informacionit.
Këto masa mbështeten përmes angazhimit të ekspertëve të diasporës shqiptare, me synimin që përvoja dhe ekspertiza e tyre të shfrytëzohen në funksion të reformave, zhvillimit të sektorëve kyç dhe afrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian.
Kadastër digjitale dhe shërbime më të shpejta - Rekomandimet e Këshillit të Investimeve: Sjellin transparencë dhe lehtësi për biznesin
Rekomandimet e Këshillit të Investimeve për reformimin e sistemit të pronësisë po marrin formë konkrete përmes një sërë masash të ndërmarra nga Agjencia......
Ku ia vlen të kursesh në 2026? - “Rimëkëmben” depozitat afatshkurtra për individët. Afatgjatat për bizneset, më fitimprurëse
Viti 2026 ka nisur me norma interesi të pafavorshme për depozitat afatgjata të qytetarëve. Sipas raportit statistikor mujor të Bankës së Shqipërisë, norma......
Nafta rritet, tregjet vlerësojnë rrezikun e furnizimit - Irani mohon bisedimet me SHBA-në. Ngushtica e Hormuzit, ende e mbyllur
Nafta u rrit të martën për shkak të frikës nga furnizimi, pasi Irani mohoi se kishte zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës në......
Kontrolle të shtuara për pijet alkoolike - Dogana ndëshkon subjektin në Berat me 45.7 milionë lekë detyrime
Administrata Doganore ka shtuar kontrollet për respektimin e detyrimeve ligjore nga subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë mallra akcize, kryesisht pije......
Mbi 89 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total për shkak të rimbursimeve
Mbi 89 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31......
Lufta i jep goditje më të fortë gazit natyror sesa naftës - Çmimet e LNG në Evropë janë rritur 85%, ndërsa të naftës vetëm 55%
Në shikim të parë, lufta e Iranit duket se po godet naftën dhe gazin me të njëjtën forcë, ndërsa raketat, sulmet me dronë dhe ndërprerjet e transportit detar......
Forcim i bashkëpunimit Shqipëri-Itali për luftën kundër evazionit dhe krimit financiar
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një takim në Romë, me Gjeneralin e Trupës, Bruno Buratti, Gjeneral Brigade, Vito Giordano, dhe......
Malaj në takimin e iniciativës FUTURE500 për zhvillimin ekonomik të Europës!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një darkë të organizuar në Bruksel, në kuadër të iniciativës FUTURE500. Aktiviteti u zhvillua me ftesë të......


