Stërvitja “Defender Europe 25” nis në 25 maj në Shqipëri/ Vengu: NATO është e bashkuar!
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri me dije në një postim në rrjetet sociale se më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: ‘Defender Europe 25’, e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA (USEUCOM).
Ai theksoi se “forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi”.
“Një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë: NATO është e bashkuar”, tha Vengu.
Kjo stërvitje, e cila do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor. Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.
“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve.
Sondazh

Britani-BE, detajet e marrëveshjes së arritur - Pakti përfshin forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen, tregtinë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje historike pas Brexit, që përfshin bashkëpunimin në sektorin e mbrojtje dhe tregtisë.......

“KLSH e pavarur, detyrim për ne BE” - Gonzato: Kontroll mbi shpenzimet e buxhetit dhe fondet europiane
Pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit në kryerjen e auditimeve për mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë është......

Kuvajti surprizon importet në prill/ Shqipëria mori lëndë djegëse me këtë vend më shumë se në gjithë vitin 2024
Sipas të dhënave, në Prill, importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0.4%, në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë, nëse analizojmë......

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve!
Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe......

Kina vendos tarifa për produktet e plastikës - Masa synon importet nga SHBA, BE dhe Japonia
Kina ka vendosur tarifa për disa importe të plastikës që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia. Masat vijnë mes tensioneve tregtare me......

Pasuri që rrjedhin nga veprimtari kriminale - Policia sekuestron 228 mijë euro, 1 apartament dhe 2 automjete!
Policia e Shtetit njofton se Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të......

Treguesit, më pak humbje energjie në rrjet - Tirana dhe Shkodra me humbjet më të larta, më mirë renditen Korça e Gjirokastra
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 u regjistruan në 17.93%, apo 1% më pak se një vit më parë kur energjia që humbte në rrjet......

Cilat janë rreziqet nga korrigjimi i të ardhurave të bizneseve? - Eksperti: Instrument që mund të përdoret për pastrim parash
Të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc, do të kenë të drejtën që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vjet mbrapsht, duke korrigjuar zërat e ndryshme......