"Status të ngjashëm si Vatikani"/ Rama jep detaje si do të funksionojë Shteti Bektashi: Pa ushtri, pa taksa, por një seli
Në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama tha se këtij komuniteti duhet i jepet status i njëjtë me atë të Vatikanit. Rama i'u përgjigj kritikave duke thënë se askush nuk duhet të trembet nga shteti bektashi. Kreu i qeverisë vlerësoi rolin e bektashinjve në historinë e Shqipërisë ndërsa tha se janë një testament kombëtar që duhen mbrojtur.
"Bektashizmi nuk është komunitet, por është një dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit duke ofruar një mesazh të paepur dashurie, dhembshurie dhe largpamësie dhe çka e bën unikal në lloji e vet, është se brenda këtij mesazhi në mënyrë paekuviok te largpamësia bektashizmi ka edhe atdhe dashurinë.
Shqipëria është i vetmi vend në botë ku bektashinjtë njihen zyrtarisht falë për të kohëve të fundit të Baba Mondit, ka një njohje edhe në Kosovë dhe Maqedoni ndër shqiptarët. Shqipëria është vendi i përcaktuar prej tyre dhe e përsëris, kush flet duhet ti marrë disa informacione nga historia. Ka disa arsye përse erdhën këtu dhe ka disa arsye se përse këtu u bë trualli i mbijetesës së një komuniteti fetar që përndryshe do ishte zhdukur. Ky nuk është fakt historik, mund të jetë për autorin e librit, për ata që merren me fetë, për Shqiptarët ky është një testament kombëtar. Është testamenti i një fuqie që nuk vjen nga ndarjet për shkak se ne jemi të ndryshëm, por nga uniteti i të ndryshmëve për shkak se ne jemi një lloj shqiptari.
Ky komunitet është në rrugët e shuarjes, është diçka që po ndodh para syve tanë dhe prandaj historia e bektashive është në vetvete thirrja imponuese për ti dhënë selisë përmes një statusi të ngjashëm me të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do përçajë askënd, e cila nuk do kërcënojë askënd, e cila nuk do vërë në cenim integritetin territorial të Shqipërisë, se ca nuk dëgjon njeri nga shqipot kur do të bëjë ndonjë punë që të tjerët se kanë bërë. Shqipëria është shtet unitar, edhe Italia është unitar, por i ka nja tre realitet brenda saj me statuse të tilla, ashtu sikundër komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen nga ky trajtim veçantë, se ky nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti, por një trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore ne Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur të mos e kishin, ne e kemi edhe jemi gati që ta lemë të vdesë. Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë edhe më shumë dritë.
Pa ushtri, pa taksa, por një seli. Një shtet shpirtëror që e pret çdo vizitor. Borxh që duhet ta njohim si shqiptar dhe po si shqipo ti bëjmë vetes edhe një të keqe tjetër dhe të regjistrohemi në listën e shqipove që i kanë bërë shumë të këqija këtij vendi. Askush nuk ka pse ti trembet, gjithkush duhet ta shohë si detyrim për të mos e lënë të vdesë, për ti garantuar vazhdimësinë e jetës", tha Rama
Sondazh

BSH, bankave: Duhet angazhimi juaj për SEPA-n. Minxhozi: Përfitime jo vetëm për qytetarët, por edhe për ju
Sfida e radhës pas anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA është përmbushja e hapave të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë për t’u anëtarësuar në skemat SEPA,......

Me çfarë udhëtojnë të huajt drejt Shqipërisë?-72% e turistëve nuk kanë zgjedhur fluturimin me avion
Me një total prej 11.7 milionë hyrjesh në vitin 2024, Shqipëria po dëshmon se është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik. Por me çfarë udhëtojnë të......

Çfarë është Durana Technopark?-Nga programet kompjuterike, te krijimi i ekspertëve, cili është fokusi?
Durana Technopark është një iniciativë moderne që synon të revolucionarizojë peizazhin e shkencës, teknologjisë dhe sipërmarrjes. Në kuadër të mbështetjes......

Bullgaria shtoi 940 MW energji të gjelbër në 2024-Dominojnë impiantet diellore, mungojnë investimet për fermat e erës
Kompanitë bullgare vendosën në punë 481 impiante të rinovueshme të energjisë elektrike në vitin 2024, duke shtuar 938 MW, sipas operatorit vendas të sistemit......

Internet më i shpejtë, por më i rrezikshëm-Mashtrimet financiare dyfishohen në dy vite
Hyrjet e paautorizuara, ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike dhe mashtrimet financiare përmes aksesit online janë kthyer në një fenomen shqetësues, duke......

Sa vlen tregu i kanabisit mjekësor? Analiza: Nga harta botërore e legalizimit, deri tek parashikimet e fitimeve
Shumë herë është trajtuar tema mbi legalizimin e kanabisit në Shqipëri për përdorim mjeksor dhe ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Qeveria shqiptare......

Sa përfitojnë fermerët nga Skema e Investimeve?-Deri në 15 mln lekë për serat diellore e 5 mln për blerje traktorësh
Skema e investimeve 2024 mbështet fermerët në disa masa, siç është mekanizimi i bujqësisë, ndërtimi i stallave dhe stabilimenteve; sera diellore; rrjetat......

Edi Rama: Institucionet nuk po e justifikojnë pavarësinë financiare -“Gjyqtarët i rritën rrogat vetes”
Pavarësia e institucioneve në Shqipëri është bërë temë diskutimi në podcastin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Në një bisedë me Selami Xhepën, numri një i......