Standardet e BE-së për hekurudhat shqiptare - Elektrifikim, ERTMS dhe trena deri në 740 metra në rrjetin TEN-T

Linjat kryesore hekurudhore shqiptare që bëjnë pjesë në shtrirjen e rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të modernizohen sipas standardeve të reja teknike të Bashkimit Evropian. Kërkesat përcaktohen në rregulloren e re TEN-T, që tashmë zbatohet edhe në Shqipëri pas urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të botuar në Fletoren Zyrtare.
Hartat orientuese për Ballkanin Perëndimor përfshijnë në rrjetin hekurudhor TEN-T lidhjen Vorë–Hani i Hotit drejt Malit të Zi, linjën nga Durrësi drejt Maqedonisë së Veriut, pjesë e Korridorit VIII hekurudhor, si dhe lidhjen hekurudhore drejt Vlorës.
Por përfshirja në TEN-T nuk lidhet vetëm me rehabilitimin fizik të shinave. Rregullorja e re vendos një sërë parametrash teknikë që infrastruktura hekurudhore duhet të përmbushë, me afate të ndryshme sipas klasifikimit të linjave në rrjetin kryesor, atë kryesor të zgjeruar apo rrjetin gjithëpërfshirës.
Një prej kërkesave kryesore është elektrifikimi i linjave, përfshirë edhe binarët anësorë kur kjo është e nevojshme për funksionimin e trenave elektrikë.
Një tjetër standard lidhet me transportin e mallrave. Linjat përkatëse duhet të përballojnë një ngarkesë minimale prej 22.5 tonësh për aks, ndërsa infrastruktura duhet të mundësojë qarkullimin e trenave të mallrave me gjatësi të paktën 740 metra, përfshirë lokomotivën.
Rregullorja vendos gjithashtu standarde të reja për shpejtësinë. Në rrjetin kryesor dhe atë kryesor të zgjeruar, për seksionet e përcaktuara të transportit të pasagjerëve, mbi 75% e gjatësisë së linjave që lidhin nyjet urbane ose një nyje urbane me pikën kufitare duhet të projektohet për shpejtësi prej të paktën 160 km/orë. Për transportin e mallrave, në seksionet përkatëse kërkohet projektim për të paktën 100 km/orë.
Ndryshime kërkohen edhe në sistemet e sinjalizimit. Linjat TEN-T duhet të pajisen me ERTMS – Sistemin Evropian të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor, që krijon një standard të përbashkët sinjalizimi dhe kontrolli dhe mundëson që trenat të operojnë në rrjetet e vendeve të ndryshme pa pengesat që krijojnë sistemet kombëtare të papajtueshme.
Kursimet në banka, shqiptarët zgjedhin afatet e gjata - BSH: Depozitat mbi 2 vite dominojnë. Ato pa afat rriten me ritëm më të shpejtë
Shqiptarët preferojnë t'i kyçin paratë e tyre kryesisht në depozita me afat të gjatë në bankë, megjithëse edhe ato pa afat janë rritur më shumë muajt e......
Malaj mbledh drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave: “Kontroll më i fortë, por me transparencë dhe korrektësi”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, ku në fokus kanë qenë objektivat për......
Rishikohen fondet e shëndetësisë - 39.3 miliardë lekë për spitalet. QSUT, me buxhetin më të lartë
Qeveria ka ndryshuar ndarjen e fondeve për shërbimin spitalor gjatë vitit 2026. Buxheti arrin në 39.3 miliardë lekë, ndërsa financimin më të madh e merr......
“Real Estate” dhe turizmi, në fokus të bankave/ Bizneset marrin 172.9 miliardë lekë kredi të reja në 7 muaj
Kredia e re për biznesin u rrit ndjeshëm gjatë muajit Korrik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë’, korporatat private jofinanciare morën 24.2 miliardë......
Skemat, shtyhet deri më 11 Shtator afati për fermerët - Kush nuk dorëzon dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve
Fermerët që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për Skemën Kombëtare në Bujqësi 2026, do të kenë afat deri më 11 Shtator 2026 për dorëzimin e......
Më pak nxënës në një grup - Ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara
Në shkollat ku numri i nxënësve është i ulët, mënyra si do të organizohen klasat pritet të ndryshojë nga ky vit shkollor. Ministria e Arsimit ka miratuar......
991 subjekte nën kontroll gjatë korrikut - Inspektoriati i Punës vendos 970 masa administrative
Mbi 990 subjekte janë inspektuar gjatë muajit korrik 2026, në kuadër të kontrolleve për respektimin e legjislacionit të punës. Sipas të dhënave mujore nga......
SHBA dhe Irani rifillojnë sulmet ushtarake - Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më shumë
Çmimet e naftës u tregtuan me gati 2% më lart të hënën, pasi SHBA-të sulmuan një ishull iranian në Ngushticën e Hormuzit dhe Teherani u kundërpërgjigj,......

