“Standarde të reja për sigurinë ushqimore”- BE: Konsumatorët duan besim dhe transparencë, ndryshoni legjislacionin
Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Përfaqësues të Bashkimit Europian kërkojnë përfarimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, për të vendosur një standard tjetër sa i takon sigurisë ushqimore, por edhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në tregjet globale.
“Kemi nevojë për vendimmarrje dhe transparencë që konsumatorët të kenë besim tek ajo që blejnë. Konsumatorët kanë nevojë për më shumë informacion. Shqipëria si kandidate për në BE ka një rol të rëndësishëm për të zbatuar standardet e BE, që konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje dhe nivel besimi ashtu sikurse qytetarët e BE. Përafrimi i legjislacionit me BE, forcon pozicionin e Shqipërisë si partner i besueshëm në tregtinë globale.”
- László Árendás, Menaxher i Programit për Bujqësi, Delegacioni i BE në Shqipëri
Në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore, qendra “Alert” ka prezantuar për konsumatorët linjën e gjelbër ku mund të bëjnë ankesën dhe denoncimin e tyre në rast se konstatojnë problematika.
“Linja jeshile është risi për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mundësi për ata, në një kohë kur shumë inspektorate për mbrojtjen e konsumatorëve nuk kanë numra jeshilë, ose nuk funksionojnë.” - Granit Sokolaj, Qendra “Alert”
Gjatë konferencës janë diskutuar sfidat që ka vendi aktualisht sa i takon sigurisë ushqimore dhe është vënë theksi tek bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore, bizneseve dhe konsumatorëve në këtë drejtim.
Sondazh

Vijon tendenca rënëse e bonove 12-mujore/ Në ankandin e fundit të shkurtit norma e interesit zbriti në 2.79%
Yield-i i bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka shënuar një rënie të lehtë në ankandin e fundit. Yield-i mesatar i ponderuar u regjistrua në 2.79%, nga......

“Të shtohet numri i inspektorëve të punës” -Raporti i ILO: Edhe përqindja e inspektimeve në bujqësi vijon të jetë e ulët
Shqipëria nuk ka mjaftueshëm inspektorë për të kontrolluar të gjithë bizneset lidhur me respektimin e të drejtave të punonjësve të tyre, apo rastet e......

Hekurudha Tiranë- Durrës-Rinas, avancojnë punimet -Drejt përfundimit segmenti Domje-Aeroporti i Rinasit
Lidhja e re hekurudhore e kryeqytetit me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet, pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë drejt......

Pse Trump po vendos tarifa?- Analiza, vendet që do të goditen më shumë nga masat e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nxitur tensionet globale me kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave. Pas shpalljes dhe më pas pezullimit të masave......

Kina redukton subvencionet për energjinë e pastër- Vendi e arriti objektivin gjashtë vjet para afatit të caktuar
Agjencia kryesore e planifikimit ekonomik të Kinës tha se po merrte hapa për të zvogëluar subvencionet për projektet e energjisë së rinovueshme, pas një bumi......

Greqia “kontrollon” detet- Flota greke përbën 20% të kapacitetit global detar
Transporti detar grek kontribuoi me 150 miliardë euro në bilancin e pagesave të vendit gjatë dekadës së fundit, ndërsa ky sektor gjeneron midis 7% dhe 8% të......

Çipet globale, rekord shitjesh në 2024- Sektori u rrit me gati 20% në raport me një vit më parë
Shoqata e industrisë së gjysmëpërçuesve njoftoi se shitjet globale të çipeve arritën në 627.6 miliardë dollarë në 2024, një rritje prej 19.1% krahasuar me......

BE, 20 mld euro për inteligjencën artificiale- Synohet rritja e konkurrencës së bllokut ndaj SHBA-së dhe Kinës
Komisioni Evropian njoftoi krijimin e një fondi komunitar prej 20 miliardë eurosh për të promovuar kërkimin dhe inovacionin në fushën e inteligjencës......