Standarde të reja për cilësinë e ajrit - Drafti/ Vlera të reja kufi dhe monitorim më i rreptë. Shtohen ndotësit që duhen matur

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim të ri për vlerësimin e cilësisë së ajrit dhe kërkesat për ndotësit, duke synuar përditësimin e kuadrit rregullator dhe përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Projektvendimi synon të zëvendësojë plotësisht vendimin ekzistues të vitit 2015, i cili sipas autoriteteve nuk reflekton më zhvillimet më të fundit në fushën e monitorimit dhe menaxhimit të ndotjes së ajrit.
Dokumenti parashikon përcaktimin e vlerave kufi, pragjeve të alarmit dhe niveleve të synuara për një sërë ndotësish, përfshirë grimcat e imëta PM2.5 dhe PM10, dioksidin e azotit, dioksidin e squfurit, benzenin dhe monoksidin e karbonit.
Sipas draftit, deri në vitin 2030 parashikohet që përqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 të mos kalojë 10 μg/m³, ndërsa për PM10 kufiri vjetor është 20 μg/m³. Për dioksidin e azotit vendoset një kufi vjetor prej 20 μg/m³, ndërsa për benzenin 3.4 μg/m³.
Një element i rëndësishëm i projektvendimit është forcimi i sistemit të monitorimit, duke përcaktuar metoda të detajuara për matje fikse, matje indikative dhe përdorimin e modelimit për vlerësimin e cilësisë së ajrit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ngarkohet me klasifikimin e zonave sipas niveleve të ndotjes dhe rishikimin e tyre periodik, të paktën çdo pesë vjet.
Drafti parashikon gjithashtu zgjerimin e treguesve të monitorimit, duke përfshirë ndotës të rinj si grimcat ultra të imëta dhe karbonin e zi, si dhe vendosjen e superstacioneve për mbledhjen afatgjatë të të dhënave.
Përveç kësaj, projektvendimi përcakton detyrime konkrete për institucionet qendrore dhe vendore për të garantuar që nivelet e ndotjes të mos tejkalojnë kufijtë e lejuar, si dhe për të ndërmarrë masa për uljen e ekspozimit të popullsisë ndaj ndotjes, veçanërisht ndaj PM2.5 deri në vitin 2030. Top of FormBottom of Form
Kush po qëndron jashtë tregut të punës? Inaktiviteti në punësim shënoi ulje të lehtë gjatë 2025-ës
Inaktiviteti në punësim i referohet pjesës së popullsisë në moshë pune që nuk është e angazhuar në një vend pune dhe as nuk kërkon aktivisht një të tillë. Ky......
Centralet e rinj, 262 MW iu shtuan prodhimit vendas - Ndikimi nga rritja e impianteve diellore, privati zotëron 55% të totalit
Rreth 262 MW iu shtuan kapacitetit prodhues vendas të energjisë elektrike gjatë vitit 2025, duke arritur një total prej 3478 MW. Sipas Entit Rregullator të......
“Milionerët” e bankave, kush i ka lekët? Reth 137 mijë depozitues mbajnë 59% të kursimeve të sigurueshme
Në bankat shqiptare kursimet po rriten, por bashkë me to po bëhet më i dukshëm edhe hendeku mes depozituesve. Raporti Vjetor për vitin 2025 i Agjencisë së......
Lehtësohen kostot për sipërmarrjet - Mbështetje për biznesin pas rritjes së pagës minimale
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për bizneset, e cila synon të lehtësojë kostot......
Ngadalësohen negociatat? - Rama: Ide e krijuar nga media “Të rinjtë shqiptarë do të trajtohen njësoj si europianët”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë lidhur me procesin e negociatave për integrimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, kreu I qeverisë......
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati
Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në bashkëbisedim me......
Gjermanët blejnë karburant më lirë në Poloni - Kushton 0,8 euro për litër më pak se në vendin e tyre
Drejtuesit gjermanë të automjeteve u dyndën përtej kufirit drejt Polonisë të mërkurën në kërkim të karburantit më të lirë, pasi çmimet u rritën disa cent për......
Çmimi i naftës rritet me gati 7% - Ndikuar nga fjalimi i Donald Trump
Çmimet e naftës u rritën me gati 7% të enjten, pasi Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin sulmet ndaj Iranit pa u zotuar për një......


