Stacionet e karikimit për makinat elektrike - Dy projekte për transportin e pastër, infrastrukturë për karburantet alternative

Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit ka nisur dy projekte të reja rajonale, me synim përshpejtimin e tranzicionit drejt transportit më të pastër dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.
Projekti i parë lidhet me përafrimin e rajonit me rregullat e Bashkimit Europian për infrastrukturën e karburanteve alternative. Rregullorja e vititt 2024 vendos objektiva të qarta për ndërtimin e stacioneve të karikimit për automjete elektrike, furnizimit me hidrogjen dhe forma të tjera karburantesh të pastra përgjatë korridoreve kryesore të transportit. Për Ballkanin Perëndimor, projekti do të mbështesë hartimin e legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së, përgatitjen e planeve për rrjetet e karikimit dhe furnizimit, si dhe bashkërendimin mes autoriteteve publike, sektorit privat dhe ekspertëve të fushës. Objektivi final është krijimi i një rrjeti të ndërlidhur infrastrukture të transportit të pastër që funksionon përtej kufijve dhe mbështet udhëtimin e përditshëm dhe tregtinë rajonale.
Ndërkohë, projekti i dytë i nisur është Faza II e Regjistrit Elektronik të Ndërmarrjeve të Transportit Rrugor në Ballkanin Perëndimor. Kjo fazë përqendrohet në ndërtimin e sistemit digjital, i cili do të jetë në përputhje të plotë me Regjistrin Europian të Ndërmarrjeve të Transportit Rrugor.
Platforma e përbashkët do t’u mundësojë autoriteteve shkëmbimin e sigurt të informacionit për operatorët e licencuar të transportit rrugor, duke rritur transparencën, besimin dhe mbikëqyrjen efektive të sektorit.
Forcohen Dollari e Franga – Paundi britanik humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës pas rënies së vazhdueshme që ka pësuar gjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe duke u......
Amerikanët po paguajnë tarifat e rritura - Raporti kundërshton argumentin e Trump se taksat paguhen nga të huajt
Amerikanët po përballojnë pothuajse të gjithë rritjen e taksave të importit nga Presidenti Donald Trump, tha Rezerva Federale e Nju Jorkut. Sipas raportit,......
“Vonesa e euros digjitale dëmton Evropën” - Zv/kancelari gjerman, Klingbeil: Është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit
Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se duhet të avancohet me euron digjitale, pasi vonesat po dëmtojnë......
IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë - Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme
Vatikani do të ofrojë përkthime të drejtpërdrejta të Meshës në 60 gjuhë të asistuara nga inteligjenca artificiale, ndërsa Kisha Katolike përqafon dhe i......
120 miliardë euro për të rritur investimet - Kryeministri spanjoll, Sanchez shpall një programim ambicioz
Kryeministri i Spanjës, socialisti Pedro Sanchez , prezantoi një fond të ri shtetëror investimesh të quajtur 'España Crece' ("Spanja rritet"), i cili......
“Për Kosovën janë flijuar breza ndër shekuj” - Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë për 18-vjetorin e themelimit të shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës për 18-vjetorin e themelimit të shtetit, tha se në këtë ditë feste dhe......
Aksionet e të mëdhenjve të teknologjisë miliarda humbje, shkak frika e shpenzimeve për AI
Aksionet më të vlefshme të teknologjisë në botë kanë pësuar rënie të ndjeshme të vlerës së tregut këtë vit pas viteve të tëra fitimesh të jashtëzakonshme,......
Maqedonia e Veriut dhe SHBA bien dakord për një marrëveshje mbi tarifat reciproke
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për një kornizë për një marrëveshje mbi tregtinë reciproke, të cilën Shkupi shpreson se do të......


