Stacionet e karburantëve Shell futet në tregun shqiptar - Nënshkruhet marrëveshja, më shumë produkte dhe shërbime për qytetarët
U nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Coral, e licensuar nga marka Shell, për të hapur stacionet e para në Shqipëri.
Sipas marrëveshjes, rreth 35 stacione karburanti në Shqipëri do të transformohen në stacione të Shell, duke shënuar prezencën e kësaj marke prestigjioze edhe në Shqipëri. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për sektorin energjetik shqiptar.
Partneriteti do të sjellë Shell për klientët vendas, duke u ofruar atyre një gamë më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të karburantit. Coral S.A. operon në tregun grek të naftës që nga viti 1926.
Ish-Shell Hellas S.A. e cila u riemërua në korrik 2010 pas blerjes nga Motor Oil Hellas S.A.
Me më shumë se 800 stacione me pakicë që operojnë nën markën Shell në Greqi dhe me disa tregje në Evropën Juglindore (Qipro, Kroaci, Serbi, Maqedonia e Veriut), Coral S.A. është lider në tregun e naftës.
Aktivitetet e saj kryesore përfshijnë shitjet me shumicë dhe pakicë të një game të gjerë produktesh nafte, me klientë në sektorët industrialë, tregtarë dhe të transportit detar.
Coral Albania Sh.a është themeluar në vitin 2017 në Shqipëri.
Sondazh

Pse Kanadaja mund të bëhet 'superfuqi' e energjisë bërthamore? - Rezervat e uraniumit dhe rritja e kërkesës, faktorët kryesorë të dominimit
Kanadaja ka potencialin të bëhet një lider global në energjinë bërthamore falë rezervave të pasura të uraniumit dhe kërkesës në rritje për këtë burim......

Fermerët kundërshtojnë perspektivën e marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur!
Fermerët europianë dolën në rrugët e Brukselit të mërkurën për të demonstruar kundër një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Bashkimit Europian dhe......

FMN: Regjimi i lirë i kursit të këmbimit, zgjedhja e duhur - Shefja e Misionit në takim me Guvernatorin Sejko, vlerëson politikën monetare të BSH
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar zgjedhjen e Bankës së Shqipërisë për të mbajtur një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Së fundmi, Guvernatori i......

Llogaritja e kredisë me laps e me letër - Tola: Me normën e re të interesit do kursejmë 300 mijë lekë në 20 vite
Nëse duam të marrim kredi 10 milionë lekë për të blerë një banesë, me normën e re të interesit 2.75% që nxorri banka qendrore e vendit, totali që do kursejmë......

Bosnja dyfishon pagën minimale - Qeveria ka vendosur të rrisë të ardhurat minimale në 614 euro
Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar një rritje të pagës minimale në 613,6 euro që nga janari 2025, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës......

Reshje bore, nëntori në histori - Gjoni: Pritet të jetë dimri më i ftohtë në 5 vitet e fundit
I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet......

Tetori me më shumë reshje në histori - Spanja regjistroi dyfishin e shirave në muajin e përmbytjeve vdekjeprurëse
Spanja ka regjistruar tetorin me më shumë reshje në histori, duke kulmuar me përmbytjet më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në vend, sipas agjencisë......

Rrjet i ri elektrik në Radhimë – Orikum - Cilësia e furnizimit me energji në zonat turistike, investimi 5.3 mln euro
Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike.......