Stacione smart për autobusët në Elbasan - Sistemi i ri, informacion në kohë reale për pasagjerët
Bashkia Elbasan ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e stacioneve smart të autobusëve. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 19 milionë e 331 mijë lekë.
Me politikat globale të drejtuara drejt përdorimit më të qëndrueshëm të burimeve, pasagjerët, veçanërisht në zonat urbane inkurajohen të kalojnë nga përdorimi i automjeteve private, në përdorimin e infrastrukturës së ofruar të transportit publik.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, sistemi do jetë në gjendje të realizojë informacion të kontrollit të trafikut, duke u mundësuar dispeçerëve të optimizojnë rrugët, frekuencat dhe oraret.
Referuar dokumentit, sistemi do të suportojë një numër të lartë përdoruesish njëherësh, do të ofrojë në kohë reale informacionin dhe do të ofrojë siguri të lartë në aksesimin e të dhënave.
Nga ana tjetër, aplikacioni mobile do të japë parashikime të sakta për kohën e mbërritjes së autobusëve në stacionet specifike. Në rast vonesash ose devijimesh të rrugëve, pasagjerët do të marrin njoftime në kohë reale. Përdoruesit mund të shohin të gjitha ndalesat e autobusëve në një hartë intuitive. Ndërkohë, aplikacioni do të ofrojë sugjerime për rrugët më të shkurtra bazuar në vendndodhjen aktuale dhe destinacionin. Pasagjerët mund të llogarisin sa kohë do t'ju duhet për të mbërritur në destinacionin e tyre.
Gjithashtu, përdoruesit mund të vendosin alarm për linjat e preferuara dhe të marrin njoftime kur autobusi është afër.
Sondazh

Shqiptarët “lëshuan dorën” për karburant, alkool e duhan - Viti 2024 shënoi rekord në konsum, turizmi rol kryesor
2024 ka vendosur rekord në 5 vitet e fundit sa i takon importit dhe konsumit të mallrave të akcizës, si karburantet, birra, dhe cigarja. Të dhënat zyrtare......

Si robotët humanoid të inteligjencës artificiale mund të mbajnë çelësin e popullsisë së moshuar?!
Japonia është shoqëria më e përparuar e plakjes në botë me një normë lindjeje në rënie, me një pakësim të popullsisë në moshë pune dhe me politika kufizuese......

Bitcoin arrin nivelin më të ulët në 3 muaj – Pse ekspertët presin që ai të tejkalojë pragun e 200 mijë dollarëve?!
Një rënie njëjavore në Bitcoin u përkeqësua të premten, me aktivin dixhital që arriti nivelin më të ulët në mbi 3 muaj, duke përmbysur fitimet që pasuan......

Trump: Tarifat për Meksikën dhe Kanadanë do të fillojnë më 4 mars. Plus 10% shtesë për Kinën!
Presidenti Donald Trump tha të enjten se tarifat e tij të propozuara për Meksikën dhe Kanadanë do të hyjnë në fuqi më 4 mars dhe se Kina do të ngarkohet me......

Greva e doganës greke/ Policia e Shtetit njofton: Do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe. Detajet!
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit bën me dije se ditën e sotme 28 shkurt, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e......

Si është mbyllur kjo javë dhe ky muaj për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë dhe muaj në rritje të lehtë të vlerës pasi edhe këtë të premte ka regjistruar kuota pozitive pasi blihet sot me 94.7......

Mungesa e pullave fiskale në treg, ministri i Financave Malaj: Në mars fillon shpërndarja e tyre
Kohët e fundit ka pasur një shqetësim nga bizneset përsa i përket mungesës së pullave fiskale. Për këtë çështje, ministri i Financave Petrit Malaj tha në......

Rivlerësimi i pronave dhe çmimet e reja të referencës, Ministri i Financave, Malaj: Brenda 2025 e mbyllim të gjithë procesin
Pas muajit Mars pritet të nisë diskutimi me grupet e interesit për çmimet e reja të referencës së pronave, mbi bazën e të cilëve më pas do të zhvillohet edhe......