Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2026, 11:23

Spitalla, më fitimprurësja për banesat e vogla në Durrës - Investropa: Disa zona me kosto më të ulët ofrojnë rendimentin më të mirë

Nga Eldiona Serani

Spitalla, më fitimprurësja për banesat e vogla në

Investimi në apartamente tip studio ose garsoniere në Durrës po rezulton më fitimprurës në lagjet ku çmimet e blerjes janë ende relativisht të ulëta. Sipas një analize të Investropa, diferencat në normën e kthimit nga qiraja janë të konsiderueshme, duke treguar se zgjedhja e lagjes mund të ndikojë ndjeshëm në fitimin e investitorëve.

Në krye të renditjes qëndron Spitalla e cila ofron normën më të lartë të kthimit bruto nga qiraja, 8.5%. Pas Spitallës renditen Këneta me një kthim prej 8.3%, Shkozeti me 8.2% dhe Plazhi i Durrësit me 8.0%. Këto lagje kombinojnë çmime më të përballueshme të blerjes me kërkesë të qëndrueshme për qira, duke u ofruar investitorëve një raport më të favorshëm mes kostos së investimit dhe të ardhurave mujore.

Edhe Currila dhe Plepat vazhdojnë të jenë alternativa tërheqëse, me norma kthimi përkatësisht 7.8% dhe 7.5%, ndërsa Qendra Historike arrin në 7.1% dhe Qendra e Durrësit në 6.9%. Nga ana tjetër, zonat turistike si Golemi, Gjiri i Lalëzit, Qerreti dhe Vollga ofrojnë rendimente më të moderuara, që variojnë nga 6.2% në 6.6%, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta të blerjes së apartamenteve.

Të dhënat e Investropa tregojnë se investitorët nuk po orientohen domosdoshmërisht drejt zonave më të shtrenjta. Përkundrazi, lagjet me çmime më të arsyeshme të blerjes dhe kërkesë të qëndrueshme për qira po ofrojnë kthimet më të larta, duke u shndërruar në destinacionet më tërheqëse për ata që synojnë të maksimizojnë fitimin nga pasuritë e paluajtshme.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat