Spitali i Kavajës, me status të ri/ Tashmë do të jetë “spital bashkiak”, pjesë e reformës spitalore

Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” Kavajë merr statusin e Spitalit Bashkiak, një hap i rëndësishëm i ndërmarrë në kuadër të reformës spitalore që po aplikohet për decentralizimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e aksesit për qytetarët, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të kujdesit për banorët e zonës dhe turistët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në ambientet e rinovuara të Spitalit të Kavajës, ndau lajmin se tashmë ky institucion merr statusin e Spitalit Bashkiak, duke fituar më shumë autonomi në menaxhim dhe organizim të shërbimeve.
Ministrja Sala theksoi se ky transformim është pjesë e një vizioni më të gjerë për forcimin e sistemit shëndetësor në të gjithë vendin:
“Kam ardhur me një lajm të mirë. Qendra Spitalore Rajonale Kavajë shkëputet nga Spitali Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ dhe bëhet një spital bashkiak. Është një risi, por edhe një hap i duhur në kuadër të reformës spitalore që po bëjmë në Shqipëri. E gjithë ideja e reformës spitalore është që së pari shërbimi të vijë sa më afër pacientit dhe ata ta marrin shërbimin pa lëvizur nga një spital në tjetrin, si dhe të fuqizojmë spitalet rajonale dhe ato bashkiake”.
Gjithashtu, u prezantua edhe drejtori i ri i Spitalit Bashkiak Kavajë, z. Arben Rrugia, një figurë e njohur e mjekësisë në këtë qytet, i cili do të drejtojë institucionin në këtë fazë të re zhvillimi.
Në bashkëbisedimin me mjekë dhe personelin shëndetësor, ministrja apeloi për bashkëpunim të ngushtë, rritje të cilësisë së shërbimit dhe angazhim të përbashkët në funksion të pacientit dhe nevojave të komunitetit.
Spitali Bashkiak Kavajë, me ambiente tërësisht të rinovuara dhe kushte bashkëkohore, ofron standarde të përmirësuara infrastrukturore dhe mjekësore, duke përmbushur kapacitetet për ofrimin e një game të gjerë shërbimesh shëndetësore për banorët e zonës, rrethinat, si dhe për përballimin e fluksit të shtuar gjatë sezonit turistik.
Si të përfitosh nga tregu i pronave në Tiranë? Blerja nën çmimin e tregut dhe të ardhurat nga qiraja rrisin ndjeshëm shanset
Dalja me fitim nga investimi në pasuri të paluajtshme në Tiranë në vitin 2026 mbetet një mundësi reale, por jo një garanci. Probabiliteti për të realizuar......
Viti 2026, i dyti më i ngrohtë në histori? Sipas ekspertëve, El Niño i fuqishëm, do të jetë 2 gradë Celsius më i nxehtë
Tre muajt e parë të vitit 2026 ishin të katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, pavarësisht kushteve të dobëta të La Niñas që i shtypën temperaturat.......
Italia, vendi me më shumë borxhe në Eurozonë? Parashikimet deri në fund të vitit. Pritet të zëvendësojë Greqinë
Greqia nuk do të jetë më vendi me më shumë borxhe i eurozonës deri në fund të këtij viti, pasi borxhi i saj publik do të bjerë nën atë të Italisë, sipas dy......
DIVA, të punësuarit paguan 22 milionë euro/ Gjatë 2025-ës deklaruan të ardhurat 127 mijë individë
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 22 milionë euro tatim nga Deklarata Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2025. Të dhënat zyrtare nga tatimet......
Qytetet me popullsi të tkurrur, si po zhvillohet ekonomia? Kola: Ka rënie të konsumit dhe mbyllje biznesesh, diferenca page
Përqëndrimi i popullsisë në disa zona të mëdha urbane dhe tkurrja e disa qyteteve të tjera, po ndryshon modelin e ekonomisë. E ftuar në emisionin Inside......
Sa digjitale janë bizneset shqiptare? RCC: Rritje në tregtinë online dhe përdorimin e teknologjisë, por sfida në inovacion dhe AI
Shqipëria po përparon gradualisht në transformimin digjital të bizneseve, por ende mbetet pas mesatares së Bashkimit Europian. Të dhënat më të fundit......
BE-SHBA, marrëveshje për mineralet kritike/ Koordinim në furnizimin e industrive kryesore, përfshirë mbrojtjen
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për të koordinuar furnizimin me minerale kritike të nevojshme për industritë kryesore,......
Shpenzimet e mbrojtjes, ambasadori Whitaker jep detaje nga takimi me Ramën dhe vizitën në Kuçovë
Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker përmes një postimi në “X” ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shqipëri. Whitaker shkruan se zhvilloi një tur......


