Shqipëria Postuar më 1 Nëntor 2025, 11:02

Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë

Nga SCAN TV

Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE për

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”.

Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se "rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar".

Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.

Në rrjetet e saj sociale vetë Spiropali shkruan; “E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë, të zhvilluar, të hapur, konkurruese, moderne, me mundësi për njerëzit e saj, si potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat