S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në "BB"/ Turizmi do të vijojë të mbetet shtyllë kryesore e rritjes

Agjencia e vlerësimit të kreditit "Standard & Poor's Global Ratings", në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në "BB", duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë "të qëndrueshme".
Ky vlerësim pasqyron besimin e fortë të agjencisë për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë përballë sfidave globale.
Agjencia thekson se disiplina fiskale e Shqipërisë dhe rezervat valutore të forta mbështesin stabilitetin makroekonomik të vendit. S&P vlerëson se perspektivat e rritjes ekonomike mbeten rezistente, të mbështetura nga investimet private dhe procesi i anëtarësimit në BE.
Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një zgjerim të PBB-së reale me rreth 3.6% në vitin 2025, të nxitur nga shpenzimet e qëndrueshme të familjeve që mbështeten nga rritja e pagave reale.
Turizmi do të vazhdojë të mbetet një shtyllë kyçe e rritjes, megjithëse kontributi i tij relativ do të moderohet me maturimin e sektorit. Për periudhën 2026-2028, agjencia parashikon që rritja e PBB-së të jetë mesatarisht 3.5% në vit.
Në aspektin e financave publike, S&P vlerëson politikën e kujdesshme fiskale që pritet të ndjekë qeveria pas zgjedhjeve parlamentare. Agjencia parashikon që deficiti i qeverisë së përgjithshme të jetë mesatarisht rreth 2% e PBB-së deri në vitin 2028, duke mbajtur borxhin publik të qëndrueshëm dhe në një trajektore graduale rënëse në rreth 51% të PBB-së në vitin 2028. Kjo qasje e matur fiskale, së bashku me rritjen ekonomike, do të sigurojë stabilitetin e financave publike.
Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku aktualisht janë hapur 24 nga 33 kapitujt e negociatave, duke përfshirë edhe klasterin e Konkurrencës dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse. Komisioni Evropian ka aprovuar gjithashtu 920 milionë euro financim potencial për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor prej 6 miliardë eurosh.
INSTAT: Në vitin 2025 mbi 10% e shitblerjeve u bënë me tregtinë online
Tregtia online po zë gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT më shumë se 10 për qind e xhiros......
Tregtia me jashtë, eksportet dhe importet e gushtit në rënie, 48,8 % e shkëmbimeve me vendet e BE-së
Fluksi i tregtisë së vendit tonë me jashtë përgjatë muajit gusht ka patur një rënie të ndjeshme. SIpas të dhënave më të fundit të përditësuara nga INSTAT, në......
‘Rama 4’ në ditën e parë të punës, Balluku: Rrugëtim sfidues drejt Europës
Në nisje të punës së Qeverisë ‘Rama 4”, zëvendës kryeministrja Balluku uron kolegët e saj dhe shpreh dëshirën që “secili prej tyre të kontribuojë me më të......
“Progresi i Shqipërisë në turizëm, në vëmendje të shteteve të tjera”/ Ambasadori Slloven në takim me Guvernatorin, vlerëson progresin e ekonomisë shqiptare
Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është një arritje e çmuar në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Këto ishin fjalët e Ambasadorit të......
Kryeministri: Pasuritë e sekuestruara po administrohen më në fund me sens
Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e......
Tirana Connectivity Forum, fokusi tek investimet për sigurinë/ Vengu: Është momenti i përmbushjes së angazhimit të çdo vendi për mbrojtjen
Është mbajtur këtë të martë edicioni i XI i Tirana Connectivity Forum. Ministri I Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte I pranishëm në një prej paneleve kryesore, ku......
Bankat “mbushin” rezervën për raste krizash Arrin objektivin 20.2% të BSH. Sa e përballueshme është kostoja e përmbushjes së MREL?
Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 20.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar kapitali dhe......
Kosova “nxit” zgjerimin e energjisë së pastër/ Qeveria u ofron bizneseve grante për projekte të gjelbra
Ministria e Ekonomisën në Kosovë ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për bizneset prodhuese dhe përpunuese, duke publikuar udhëzimet paraprake të skemës së......





