S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë - Në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj analitik të publikuar më 23 Mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Ky vlerësim pasqyron besimin e vazhdueshëm të agjencisë në stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë.
S&P vlerëson se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë COVID-19 dhe krizën e çmimeve të energjisë.
Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.7% për vitin 2025 dhe mbi 3% për periudhën 2027-2029. Turizmi do të vazhdojë të mbetet një shtyllë kyçe e rritjes ekonomike. Flukset e shërbimeve të nxitura nga turizmi kanë forcuar strukturalisht pozicionin e jashtëm të Shqipërisë, duke ndihmuar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente në shifra të ulëta njëshifrore.
Në aspektin e financave publike, S&P parashikon një deficit buxhetor prej rreth 2.4% të PBB-së në vitin 2026, paksa mbi objektivin 2.3% të autoriteteve për shkak të supozimeve paksa më të ulta të rritjes ekonomike për 2026. Gjatë periudhës afatmesme, agjencia parashikon që deficitet të jenë mesatarisht rreth 2% të PBB-së deri në vitin 2029 dhe borxhin publik të stabilizohet pranë 50% të PBB-së nën kuadrin fiskal të ankoruar nga Ligji Organik i Buxhetit. Kjo qasje e matur fiskale do të sigurojë stabilitetin e vazhdueshëm të financave publike.
Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është progresi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku Shqipëria ka hapur tashmë të gjitha kapitujt negociues të “acquis-it” të BE-së, duke shënuar një gur kilometrik të rëndësishëm në bisedimet e anëtarësimit.
Rezervat valutore të Shqipërisë janë forcuar ndjeshëm, duke u rritur në 8.7 miliardë dollarë në Janar 2026, me një rritje prej rreth 33% krahasuar me vitin e kaluar, të mbështetura nga flukset e forta nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte.
Sektori bankar mbetet likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Kreditë e këqija kanë vazhduar të ulen në 3.85%, duke reflektuar standarde të forta të miratimit dhe rritje të fortë të kredisë.
Konfirmim i vlerësimit nga S&P është një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, gjë që reflekton qëndrueshmërinë e fortë ekonomike të vendit dhe menaxhimin më efektiv të politikave.
150 mijë lekë dëmi i paguar për një aksident - AMF: Kompanitë e sigurimit kompensuan mbi 8 miliardë lekë gjatë vitit 2025
Kur ndodh një aksident me makinë apo një dëm i siguruar, pyetja që lind menjëherë është sa paguan realisht kompania e sigurimit? Sipas të dhënave më të......
Rritja e naftës godet transportin publik - Shoqatat: Nga e hëna, 30% më pak urbanë. 3 kërkesa për institucionet
Nga dita e hënë flota e autobusëve të transportit publik do të reduktohet me 30%, në rast se nuk ka një reagim nga institucionet në lidhje me rritjen e......
Stimuj për rikthimin e diasporës - Ekspertiza e emigrantëve shqiptarë, në funksion të integrimit
Qeveria po punon për krijimin e stimujve për rikthimin e profesionistëve të diasporës shqiptare, si pjesë e masave që lidhen me integrimin e vendit në......
Kadastër digjitale dhe shërbime më të shpejta - Rekomandimet e Këshillit të Investimeve: Sjellin transparencë dhe lehtësi për biznesin
Rekomandimet e Këshillit të Investimeve për reformimin e sistemit të pronësisë po marrin formë konkrete përmes një sërë masash të ndërmarra nga Agjencia......
Ku ia vlen të kursesh në 2026? - “Rimëkëmben” depozitat afatshkurtra për individët. Afatgjatat për bizneset, më fitimprurëse
Viti 2026 ka nisur me norma interesi të pafavorshme për depozitat afatgjata të qytetarëve. Sipas raportit statistikor mujor të Bankës së Shqipërisë, norma......
Nafta rritet, tregjet vlerësojnë rrezikun e furnizimit - Irani mohon bisedimet me SHBA-në. Ngushtica e Hormuzit, ende e mbyllur
Nafta u rrit të martën për shkak të frikës nga furnizimi, pasi Irani mohoi se kishte zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës në......
Kontrolle të shtuara për pijet alkoolike - Dogana ndëshkon subjektin në Berat me 45.7 milionë lekë detyrime
Administrata Doganore ka shtuar kontrollet për respektimin e detyrimeve ligjore nga subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë mallra akcize, kryesisht pije......
Mbi 89 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total për shkak të rimbursimeve
Mbi 89 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31......


