Sot në Romë samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri - Pritet të nënshkruhen 16 marrëveshjeve të reja bashkëpunimi

Zhvillohet sot në Romë samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë takim “një ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë”.
Sipas kryeministrit Rama, në këtë takim do të nënshkruhen 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor,
Marrëveshjet kryesore që do të nënshkruhen janë: bashkëpunimi strategjik në shëndetësi, energji, mjedis, siguri, mbrojtje, inovacion dhe në zhvillim të qëndrueshëm. Ndërkohë, marrëveshja kryesore është memorandum i bashkëpunimit dypalësh që do të nënshkruhet nga krerët e dy qeverive.
Gjatë takimit, sipas mediave italiane pritet që Rama dhe Meloni të trajtojnë edhe prioritetet kryesore në axhendën evropiane dhe ndërkombëtare, duke filluar me luftën në Ukrainë. Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe mbështetjes së Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Delegacioni shqiptar i cili shoqëron Kryeministrin Rama, përbëhet nga: Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali; Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu; Ministri i Financave Petrit Malaj; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda; Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala; Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj; Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Ndërsa delegacioni italian përbëhet nga Ministrat Tajani, Piantedosi, Nordio, Crosetto, Gilberto Pichetto Fratin, Giuli, Schillaci, Musumeci dhe Nënsekretarët Freni dhe Ferrante.
Nga ndryshimet në kabinet, tek projektligji "Për nënproduktet me origjinë shtazore", ja vendimet e qeverisë
Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të......
Vendimi i qeverisë/ Dyshimet për pastrim parash raportohen brenda 72 orësh te Agjencia e Inteligjencës Financiare
Në mbledhjen e kësaj së mërkure, qeveria miratoi vendimin për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe......
AIDA me bizneset britanike në takimin e dytë të “Investor Support Days: Hapësira për rritje të investimeve!
Në kuadër të nismës “Investor Support Days 2025”, AIDA, në bashkëpunim me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri (BCCA), organizoi “Ditën e Investitorëve të......
Rritje pagash, pensionesh dhe barna të rimbursueshme - Kryeministri Rama diskutim me qytetarët për buxhetin 2030
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një dëgjesë me banorët e njësisë 5 të kryeqytetit. Në fokus të diskutimit ishte buxheti pë qytetarët në vizionin Shqipëria......
Rama: Rekord absolut në procesin e integrimit, Shqipëria hapi gjithë grupkapitujt në vetëm 12 muaj!
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar progresin shqiptar në rrugën e integrimit një record absolut. Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se hapja e të......
Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar
Dy zëra të fuqishëm të financës botërore për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë Me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, dy nga figurat më të......
Kërkohet subvencion i fermerëve në bazë prodhimi - Salla: Nuk aplikohet në BE. Do të rishikojmë skemën aktuale
Opozita kërkon që të rishikohet skema e subvencioneve për fermerët, duke sugjeruar pagesa direkte për prodhim, me argumentin se skema aktuale nuk ka dhënë......
Cilat janë investimet në sektorin e mbrojtjes në 2026? - Pr.buxheti, ministri Vëngu: Ka pesë prioritete kryesore
Në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, teksa prezantoi projektbuxhetin e vitit 2026 për......





