Sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të zhvillojnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit, një takim që pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe kapitujve të Grupkapitullit 1 “Themeloret”.
Konferenca do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për përcaktimin e piketave përmbyllëse për këtë grupkapitull, i cili mbetet thelbësor për ecurinë e përgjithshme të negociatave me Bashkimin Evropian.
Sipas agjendës së publikuar nga BE, Konferenca e 8-të do të zhvillohet në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, nën drejtimin e zëvendësministres për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna.
Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa pala e Bashkimit Evropian do të drejtohet nga zëvendësministrja Marilena Raouna, me pjesëmarrjen e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.
Konferenca pritet të nisë rreth orës 19:00 në mbrëmje në Bruksel, ndërsa në përfundim të saj do të mbahet një konferencë për mediat.
Grupkapitulli 1 përfshin kapitujt kyç të procesit të integrimit, përfshirë:
Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitullin 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Funksionimin e institucioneve demokratike
Reformën në administratën publike
Kriteret ekonomike të anëtarësimit
Kapitullin 5 – Prokurimi publik
Kapitullin 18 – Statistikat
Kapitullin 32 – Kontrolli financiar
Ky takim vjen pas një serie konferencash ndërqeveritare që kanë çuar në hapjen e të gjithë grupkapitujve negociues, duke përfshirë “Themeloret”, “Tregun e Brendshëm”, “Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse”, “Agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme”, “Burimet, bujqësinë dhe kohezionin”, si dhe “Marrëdhëniet e Jashtme”.
Konferenca e 8-të konsiderohet një moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave, pasi fokusohet në përmbylljen e kushteve të ndërmjetme që përcaktojnë ritmin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Rreziku i madh i Ngushticës së Hormuzit/ Mbi 1,500 anije tregtare, të bllokuara që nga fillimi i luftës
Më shumë se 1,500 anije tregtare kanë mbetur të bllokuara në Gjirin Persik për tre muaj që nga fillimi i luftës në Iran dhe menaxhimi i tyre do të jetë një......
Evropa i drejtohet kursimeve private/ Numri i punonjësve po zvogëlohet, të moshuarit po rriten me shpejtësi
Sipas analizave të fundit të BQE-së, familjet evropiane vazhdojnë të mbajnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre në depozita bankare me rendiment të ulët,......
Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare
Nis zyrtarisht procedura për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i parë financiar zhvillimor me kapital 100% shtetëror në vend. Operatori......
Ku në Evropë kursejnë më shumë familjet? Suedia dhe Hungaria, në krye. Greqia, në territor negativ
Kursimi neto i familjes përfaqëson pjesën e të ardhurave që nuk shpenzohet për konsum përfundimtar. Sipas OECD-së, normat neto të kursimit të familjeve......
Çmime të larta për konsumatorët britanikë/ Vetëm 16% e firmave mbeten të padëmtuara nga konflikti
Ndërprerja e transportit detar global, së bashku me çmimet në rritje të energjisë dhe lëndëve të para, kanë rritur kostot për kompanitë e Mbretërisë së......
“BQE duhet të rrisë normat e interesit në qershor”/ Schnabel: Vendimmarrje edhe nëse arrihet marrëveshja e paqes me Iranin
“BQE duhet të rrisë normat e interesit në qershor, edhe nëse bisedimet e paqes me Iranin sjellin një marrëveshje, pasi konflikti ka zgjatur shumë më gjatë se......
Nordikët dhe aziatikët “zbulojnë” Shqipërinë/ Danimarka dhe India, sërish me rritjen më të fortë edhe në prill
Prilli solli një tjetër rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, por këtë herë ajo që bie më shumë në sy nuk janë vetëm shifrat totale, por......
Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë - Fondi i dedikuar për 12 masa mbështetëse, 5,2 mld lekë
Këtë të hënë u hapën aplikimet për skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026, e cila parashikon një fond prej 5.2 miliardë lekësh, të cilët do të përkthehen në 12......


