Socialistët fitojnë bindshëm 5 bashkitë - Diferencë e thellë me kandidatët e pavarur

Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena tashmë kanë kryetarët e rinj të zgjedhur. Gara u fitua bindshëm nga socialistët, duke lënë pas me një diferencë të thellë kandidatët e pavaruar, që morën mbështetjen e opozitës.
Në total votuan 18.45% e zgjedhësve nga rreth 334 mijë qytetarë që kishin të drejtën e votës, një përqindje tepër e ulët.
Vlora që ishte edhe bashkia më e madhe që shkoi në këto zgjedhje, pati përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes, vetëm 12.54% e qytetarëve iu drejtuan kutive të votimit. Me 15672 vota, fituese u shpall Brunilda Mersini, e cila në 11 maj ishte zgjedhur deputete dhe dorëzoi mandatin për të hyrë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Mersini kryesoi garën me një diferencë të thellë përballë kandidatëve të pavaruar Dionis Sota me 2333 vota dhe Gjergji Nika me vetëm 1975 vota.
Në Bashkinë e Beratit, Ervin Ceca i Partisë Socialiste fitoi bindshëm me 13050 vota ndaj rivalit direkt Pavlo Shkarpa që mori 2607 të tilla. Ceca ishte kryetar I komanduar I kësaj bashkie pas dorëheqjes së Ervin Demos.
Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka mori 6201 vota ndërsa kandidati I pavarur, Amarildo Hoxha 1888. Në garë ishte dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet me 1275 vota.
Mati pati përqindjen më të lartë të pjesmarrësve, me 39.23%. fitues u shpall kryetari I komanduar I bashkisë, Altin Bojni me 7425 vota, I dyti u rendit kandidati I pavarur, me mbështetjen e opozitës, Eduart Brahilika. E treta u rendit Suzana Pasha, kandidate e pavarur me vetëm 549 vota.
Në Tepelenë, Gramos Sako i socialistëve arriti të merrte 3261 vota, ndërsa rivali I tij Gabriel Guma mori vetëm 928 vota.
Kryetarët e zgjedhur do të drejtojnë 5 bashkitë në një mandat që zgjat 1 vit e gjysmë, deri në zgjedhjet lokale të pranverës 2027.
Zgjedhjet lokale në Kosovë - LVV dhe LDK fitojnë në total nga 7 komuna secila
Beteja finale për pushtetin lokal në Kosovë është mbyllur të dielën me balotazhin e zhvilluar në 18 komuna. Mbi 32.5 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka humbur pikë gjatë fundjavës duke regjistruar zbritje në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......
Projektbuxheti, Serbia planifikon 3% deficit - Të ardhurat totale planifikohen të arrijnë 20.6 miliardë euro
Qeveria e Serbisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2026 me një deficit fiskal që përputhet me 3% të Produktit të Brendshëm Bruto (BPB) të parashikuar. Të......
Greqi, shtohen investimet e huaja direkte - OECD: Gjatë vitit të kaluar stoku arriti në 72 miliardë euro
Besimi në ekonominë greke tregohet nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte (IHD) në Greqi, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OECD. Në......
Kosovë, përmbyllet balotazhi në 18 komuna, LDK-ja force e pare, fiton edhe Prishtinën
Në Kosovë është përmbyllur balotazhi i zgjedhjeve vendore. Në 18 komuna, qytetarët zgjodhën kryetarët e rinj, përfshirë në qendra të mëdha, si Prishtina,......
Numërimi i votave, garën e kryesojnë kandidatët socialistë në të pesta bashkitë
Në të pesta bashkitë ku pati zgjedhje të parakohshme, të dhënat paraprake të numërimit tregojnë epërsi të dukshme të kandidatëve socialistë. Në Tepelenë, ku......
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, KQZ: Votuan vetëm 18.45% e zgjedhësve
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë......
Moti i keq, ARRSH apel shoferëve për kujdes në disa akse rrugore të vendit
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit. ARRSH njofton se ka patur rënie gurësh......





