Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2025, 13:15

SME-të shqiptare drejt tregjeve të huaja, çfarë u mungon? - Sefa: Programet ekzistojnë, por mbështetja mbetet e pamjaftueshme

Nga Diamila Leka

SME-të shqiptare drejt tregjeve të huaja, çfarë u mungon?

Ndërkombëtarizimi i bizneseve të vogla dhe të mesme mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare, ndërsa mbështetja institucionale shihet ende si e pamjaftueshme për të përballuar konkurrencën në tregjet e huaja. Edhe pse ekzistojnë disa programe qeveritare, ekspertët vlerësojnë se nevojat reale të SME-ve janë më të mëdha.

“Programet qeveritare ka por janë larg asaj të qënit të mjaftueshme duke pasur parasysh qëndjen që është në terren. Megjithatë së bashku me BE, në kuadër të planit të rritjes, po përgatiten programe të përbashkëta në ndihmë të biznesit sidomos atij të vogël dhe të mesëm.”

Në këtë kontekst, bashkëpunimi me institucionet europiane shihet si një element kyç për rritjen e kapaciteteve të SME-ve shqiptare dhe për akses më të lehtë në tregjet e Bashkimit Europian. Por, sfida mbetet te koordinimi institucional.

“Duhet një koordinim më i mirë sidomos nga pala jonë, nga ana shqiptare me ato institucione të BE të cilat merren me zgjerimin e tregut, me të gjitha me programet e ndryshme që kanë lidhje me Ballkanin Perëndimor. Kemi iniciativa shumë të mira, megjithë atë, duhet që koordinimi institucional duhet të jetë të një niveli akoma dhe më të mirë”.

Sefa thekson se se forcimi i këtij bashkëpunimi dhe shfrytëzimi më efikas i programeve europiane do të ishte një hap i rëndësishëm për rritjen e konkurrueshmërisë së SME-ve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat