SmartLab-et, nën testin e arritjeve - Banka Botërore: Teknologjia nuk garanton rezultate më të mira

Mbi 70 mijë nxënës në Shqipëri janë përfshirë në mësimin përmes 216 laboratorëve inteligjentë SmartLab, por përtej shtrirjes së programit, mbetet ende çështje kyçe mënyra se si matet ndikimi real i tij te nxënësit.
SmartLab-et synojnë të zhvillojnë aftësitë digjitale që në moshë të hershme, përmes programimit, platformave digjitale, mendimit kritik, bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve. Banka Botërore ka theksuar në një publikim se se pajisja e shkollave me teknologji nuk garanton automatikisht rezultate më të mira në mësim.
Ndërkaq, nënvizohet se efektiviteti i investimeve të tilla varet nga trajnimi i mësuesve, përshtatja e kurrikulës, interneti funksional, mirëmbajtja e pajisjeve dhe mbështetja teknike në shkolla. Përpjekjet e mëparshme për digjitalizimin e arsimit në Shqipëri kanë qenë të kufizuara dhe, sipas Bankës Botërore, ndikimi i tyre nuk ishte vlerësuar në mënyrë të plotë.
Në një publikim të vitit 2025, Banka Botërore parashikonte që 216 SmartLab-et t’u shërbenin rreth 35 mijë fëmijëve deri në vitin 2029, ndërsa në gusht të këtij viti raporton se mbi 70 mijë nxënës janë tashmë të përfshirë. Po ashtu, në raporte të mëparshme të zbatimit të projektit, treguesi për numrin e përfituesve të SmartLab-eve rezultonte ende zero në disa periudha, ndonëse laboratorët kishin nisur të instaloheshin.
Në këtë fazë, sipas Bankës Botërore, sfida nuk është vetëm numri i laboratorëve apo i pajisjeve të shpërndara, por nëse përdorimi i tyre po përkthehet në përmirësim të matshëm të aftësive të nxënësve. Banka Botërore e paraqet programin si një investim për përgatitjen e fëmijëve për një ekonomi gjithnjë e më digjitale, por rezultatet afatgjata do të varen nga përdorimi real i SmartLab-eve në klasë dhe nga mënyra se si do të maten njohuritë dhe kompetencat e fituara prej nxënësve.
SHBA do paguajë 725 USD milionë për OKB - Shifra përfaqëson rreth 20% të borxhit total prej 4 miliardë USD
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka informuar Kongresin se do t’i paguajë rreth 725 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara, një veprim që......
Si i ndryshoi reforma kapacitetet financiare të bashkive? - Raporti/ U thellua diferenca midis njësive. Burimet njerëzore, “sfidë” për shërbimet
Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 vlerësohet të ketë pasur një ndikim të fortë pozitiv në rritjen e kapaciteteve financiare të......
500 milionë lekë për shëtitoren Himarë-Potam/ Projekti, parashikohen pika panoramike e hapësira të gjelbra
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e pedonales Spile-Saraçinko me fond limit 500 mln lekë. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit......
Sigurimi i jetës, më shumë detyrim se zgjedhje - AMF: Pjesa dërrmuese e primeve lidhet me kreditë bankare dhe mikrofinanciare
Shqiptarët e sigurojnë jetën vetëm kur janë të detyruar. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se 83% e primeve të......
Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në vlera negative dhe në pozicion të dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 78.6 lekë dhe është......
Danubi, nivele rekord të ulëta në Hungari - Ndërpritet transporti ujor. Rritet frika për dëme të konsiderueshme ekonomike
Një valë e zgjatur e të nxehtit dhe thatësira e rëndë këtë verë kanë bërë që lumi Danub të arrijë nivele rekord të ulëta në Hungari, duke ndërprerë......
SHBA, gati ofensivën e madhe financiare - Irani kërcënon të ndalë të gjitha eksportet e naftës
SHBA-të kërcënuan Iranin me atë që e quajtën "ofensiva më e madhe financiare e ndërmarrë ndonjëherë", ndërsa vendi përgatitej të zbatonte sanksione ekonomike......
25% e makinave në Evropë janë elektrike - Franca dhe Gjermania nxitën rritjen në korrik
Regjistrimet e automjeteve elektrike me bateri në Evropë vazhduan të rriten në korrik, duke përbërë më shumë se një në katër njësi të reja të shitura. Rritja......

