“Smart City” në shkolla/ Lamallari: Projekti pritet të nisë brenda vitit të ri arsimor

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria në shkolla mbetet prioritet absolut i qeverisë shqiptare dhe një detyrë personale për të dhe për Ministrinë e Brendshme, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt për nxënësit përmes projektit “Smart City”.
Lamallari theksoi se projekti synon të nisë zbatimin brenda vitit të ri arsimor, duke përfshirë mbikëqyrje të posaçme në ambientet publike të shkollave, pa cenuar privatësinë e nxënësve.
“Siguria në shkolla është prioritet absolut dhe detyrë personale e imja dhe e Ministrisë së Brendshme. Synimi ynë është garantimi i një mjedisi të sigurt për fëmijët dhe nisja e vitit të ri shkollor me sisteme moderne monitorimi, pa cenuar privatësinë e nxënësve”, deklaroi Lamallari.
Ai bëri të ditur se institucionet kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të garantuar respektimin e standardeve ligjore. Sipas ministrit, elementi më i rëndësishëm është parandalimi i ngjarjeve tragjike dhe garantimi i zhvillimit të qetë të procesit mësimor.
“Prindërit duhet të jenë të qetë që fëmijët e tyre, kur janë në shkollë, janë të sigurt dhe të mbrojtur”, u shpreh ai. Lamallari sqaroi se gjatë dy muajve të fundit është bërë punë intensive për realizimin e projektit dhe se sistemi do të mundësojë lidhjen direkte të shkollave me qendrat e monitorimit të Policisë së Shtetit.
Ai theksoi se inteligjenca artificiale do të përdoret për të analizuar sinjale të shpejta sigurie dhe për të ndihmuar policinë në reagimin në kohë reale. “Nuk regjistrohen të gjitha të dhënat. Të dhënat mbrohen dhe përpunohen vetëm sipas ligjit dhe në përputhje të plotë me rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale”, deklaroi ministri.
Sipas tij, risia kryesore e projektit është përdorimi i inteligjencës artificiale në kuadër të sistemit “Smart City”, i cili do të analizojë automatikisht pamjet e kamerave ekzistuese dhe do të evidentojë vetëm rastet që konsiderohen me interes për Policinë e Shtetit.
“Sistemi zëvendëson pjesërisht aspektin njerëzor të monitorimit, duke identifikuar automatikisht pamjet që mund të kenë interes për parandalimin apo hetimin e një ngjarjeje dhe duke mundësuar reagim më të shpejtë nga policia”, tha Lamallari.
Ai shtoi se kjo teknologji do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe fillimisht do të vendoset në shkolla, për t’u shtrirë më pas edhe në ambiente publike me frekuencë të lartë qytetarësh dhe turistësh, si dhe në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe uljes së aksidenteve.
Ministri nënvizoi gjithashtu se sistemi synon të reduktojë kontaktet e panevojshme mes punonjësve të policisë dhe drejtuesve të mjeteve, duke minimizuar mundësitë për sjellje të paligjshme apo raste korruptive.
“Kushdo që punon në fushën e sigurisë e di se hallka më e dobët ndonjëherë është faktori njerëzor. Ne do të shfrytëzojmë maksimalisht kapacitetet e teknologjisë, përfshirë inteligjencën artificiale, në funksion të parandalimit dhe ushtrimit të detyrave të Policisë së Shtetit”, tha ai.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Lamallari garantoi se të gjitha të dhënat do të ruhen sipas afateve të përcaktuara në ligj. “Pamjet do të ruhen maksimalisht deri në 90 ditë, vetëm në rastet kur ato përbëjnë interes për Policinë e Shtetit. Pas këtij afati, të dhënat do të shkatërrohen sipas procedurave ligjore”, deklaroi ai.
Ministri sqaroi se sistemi nuk kryen përpunim masiv të të dhënave personale, por evidenton vetëm momentet që sistemi i inteligjencës artificiale i konsideron të rëndësishme për ndërhyrje të menjëhershme policore. “Nuk ka përpunim të përgjithshëm të të dhënave. Sistemi evidenton vetëm ato momente që konsiderohen me interes për parandalimin dhe reagimin e shpejtë të policisë”, u shpreh Lamallari.
Zgjerohen kompetencat e Avokaturës së Shtetit - Drafti/ Do të përfaqësojë edhe interesat pasurore të bashkive. Shtohen ndihmësit
Një projektligj për Avokaturën e Shtetit, parashikon zgjerim të kompetencave të institucionit, krijimin e një funksioni të ri për ndihmësit ligjorë dhe......
“Të dyfishohen pagat e mësuesve” - Sindikatat europiane të arsimit, tryezë diskutimi në Tiranë
Licencimi i mësuesve është detyrim ligjor dhe të gjithë ata mësues të diplomuar pas vititn 2012, që nuk kanë dhënë provimin e licensës duhet ta bëjnë. Kështu......
Afatet për përfitimin nga falja dhe paqja fiskale - Administrata tatimore publikon datat për çdo procedurë
Administrata tatimore ka përcaktuar afatet për subjektet që janë përfituese nga ligji i faljes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe nga......
“Masa të shtuara për sezonin turistik” - Lamallari: Garantojmë sigurinë dhe parandalojmë aksidentet
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit dhe strukturat përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit......
Shqipëria, drejt financave digjitale - Sfida e fintech, përdorimi i përditshëm nga qytetarët
Ekosistemi i fintech në Shqipëri vijon të jetë modest, por në rritje të institucioneve të licencuara të pagesave dhe parasë elektronike. Sipas “The Fintech......
Karakaçi nënshkruan marrëveshje me Zvicrën: Projekt për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa pas fatkeqësive
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Zvicra në Shqipëria, Ruth Huber, ku u nënshkrua Marrëveshja për......
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill/ Shënohet vlera e dytë më e lartë. Brazili dominon me 45% të peshës
Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te mishi i importuar, në një kohë kur prodhimi vendas po tkurret dhe sektori blegtoral po humbet gradualisht......
Më shumë të diplomuar në universitete/ Vijon të rritet numri i menaxherëve, juristëve dhe inxhinierëve
Sistemi arsimor në Shqipëri ka nxjerrë gjatë vitit akademik 2024-2025 afro 82 mijë e 600 të diplomuar në të gjitha nivelet e arsimit. Të dhënat e publikuara......


