Shqipëria Postuar më 30 Mars 2026, 12:03

Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Nga SCAN TV

Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Lajmin e ka bërë të ditur për publikun, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një postim në rrjetet sociale. Sipas ministrit, ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

“Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”, nënvizon ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat