Shqipëria Postuar më 4 Prill 2026, 10:49

Skenari i BSH: Çfarë do të sillte një euro në 115.5 lekë? - Inflacion më i lartë, norma më të rënda interesi dhe rritje më e dobët ekonomike

Nga Xhorxhina Deda

Skenari i BSH: Çfarë do të sillte një euro në 115.5

Ecuria e kursit të këmbimit të Lekut gjatë viteve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së Bankës së Shqipëris thekson kjo e fundit në raportin vjetor për vitin 2025. Në horizontin kohor 2021-2025, raporti i këmbimit të Lekut ndaj Euros në tregun e brendshëm u forcua me 21%. Pjesa më e madhe e këtij forcimi, ose rreth 75% e tij, ndodhi gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Ndërkohë, ritmi i forcimit ra në 2.8% gjatë vitit 2025, falë dhe rritjes së pranisë së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor gjatë dy viteve të fundit.

Banka e Shqipërisë argumenton se forcimi i lekut është ndikuar kryesisht nga faktorë strukturorë, si rritja e të ardhurave nga turizmi, remitancat, puna sezonale jashtë vendit dhe investimet e huaja direkte, të cilat kanë rritur ofertën e valutës në tregun vendas. Në të njëjtën kohë, institucioni thekson se kursi i lirë i këmbimit ka ndihmuar në absorbimin e presioneve inflacioniste në periudhat e goditjeve të jashtme.

Në një skenar hipotetik të paraqitur në raport, Banka e Shqipërisë vlerëson se mbajtja fikse e euros në nivelin 115.5 lekë gjatë periudhës 2023-2025 do të sillte inflacion më të lartë prej 6% deri në 7%. 

Sipas Bankës së Shqipërisë, një skenar i tillë do të kërkonte rritjen e normës bazë të interesit deri në 7%, do ta ulte rritjen ekonomike në 2.6% nga 3.9%, ndërsa papunësia do të rritej me 1.2 pikë përqindjeje, duke arritur mesatarisht në 9.7%. Po ashtu, raporti paralajmëron se kreditë me probleme të bizneseve do të ngjiteshin nga 4.6% në 7.5%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat