“S’kemi metodologji për minimumin jetik” - Koçiu: Pse u rrëzua kërkesa për 200 euro. Rritet rimbursimi për paketën higjieno – sanitare të PAK
Qeveria do të rrisë vlerën e rimbursimit për paketën higjieno-sanitare për personat me aftësi të kufizuar.
Vendimi u komunikua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së qeverisë, e cila nuk dha detaje mbi masën e rritjes që do të përfitojnë paraplegjikët dhe tetraplegjikët.
E pyetur nga gazetarët në lidhje me rrëzimin e amendamentit të Partisë Demokratike për vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro, Koçiu tha se në Shqipëri nuk ka ende metodologji mbi përllogaritjen e tij, ndërsa u fokusua vetëm te ndihma që përfitojnë të papunët.
Miratimi i minimumit jetik do të prekte çdo pagesë, nga pensionet, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë, etj. duke nënkuptuar që nuk do të kishte pagesa më të ulta se 200 euro në muaj.
Ndërkaq, Koçiu foli edhe për reformën në pensione, çka sipas saj do të zgjidhë çështjen e masës së pensioneve të ulta.
Por, duke iu referuar legjislacionit në fuqi, reforma ndikon ata persona që do të dalin në pension pas saj dhe jo pensionistët aktualë.
Sondazh

“Aviacioni, ta shikojmë 360 gradë! Akademia prioritet” - Intervista e Drejtorit ekzekutiv të Autoritetit Civil Shqiptar në emisionin GDP
Drejtori ekzekutiv i Autoritetit Civil Shqiptar Maksim Et’hemaj ka folur për prioritet, investimet dhe linjat e reja ndërkontinentale. Në një intervistë për......

Taksimi i platformave online - Lojë e ndershme për TVSH-në?
BE-ja dëshiron të barazojë fushën e lojës për TVSH-në për akomodimin e turistëve dhe transportin e makinave me shofer, kështu që platformat online si Airbnb,......

Gati 1 milion transaksione të kryera në arkë - BSH: Bizneset tërhoqën dhe depozituan më shumë para’ se individët
Pavarësisht se numri i transaksioneve të realizuara pranë sporteleve fizike të bankave ka pësuar rritje si për individët, ashtu edhe për bizneset, këta të......

Paradoksi shëndetësor i BE-së: Mungesa në numrin e stafit dhe rritje të mjekëve dhe infermierëve!
Sektori europian i kujdesit shëndetësor përballet me një paradoks të vërtetë në vitin 2024: ndërsa OBSH vlerëson se deri në vitin 2030 mungesat e personelit......

1X prezanton robotin humanoid NEO - Pajisja e re do të ndihmojë njerëzit në kryerjen e punëve të shtëpisë
Gara për robotin e parë humanoid që do të mirëpresim në shtëpitë tona vazhdon, me kompani të mëdha si Tesla apo startup-e të vogla që konkurrojnë për ta bërë......

Festat rrisin çmimet e hoteleve në Korçë - Kosto e akomodimit arrin në 33% më shumë në natën e Vitit të Ri
Teksa i afrohemi ngadalë festave të fundvitit, gjithnjë e më shumë hotele, kryesisht ato të vendosura në zonat e ftohta të vendit, po rrisin çmimet për shkak......

Turizmi dhe pagat “fuqizuan” konsumin në vend - 10-mujori, të ardhurat nga TVSH e brendshme kapërcyen me 88 milionë euro
Konsumi përgjatë vitit 2024 ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë. Turistët e shumtë që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe......

Borxhi global arrin mbi 320 trilionë USD - Deficitet buxhetore e tensionet tregtare mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme
Stoku i borxhit botëror u rrit me mbi 12 trilionë dollarë në tre tremujorët e parë të vitit 2024, duke arritur një rekord të ri prej afro 323 trilionë......