Skemë e ruajtjes së energjisë me pompa - Impianti në HEC-et e Komanit dhe Fierzës për rritjen e kapaciteteve energjetike
Duke qenë se Shqipëria është shumë e varur nga reshjet vjetore për prodhimin e energjisë prej hidrocentraleve, ky vulnerabilitet nga ndryshimet e motit krijon luhatje të dukshme në prodhimin vendas të energjisë, i cili nuk ka mundur të plotësojë kërkesën. Për këtë arsye, së shpejti pritet të zhvillohet një skemë e ruajtjes me pompa që transferon ujë midis rezervuarëve të Fierzës dhe Komanit, duke ruajtur energjinë gjatë kërkesës së ulët dhe duke prodhuar energji elektrike gjatë periudhave me kërkesë të lartë.
Në kuadër të projektit "Pump Storage Plant", KESH ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe delegacionin e Bashkimit Evropian, mbi zhvillimin e këtij impianti për shfrytëzimin e fuqisë së hidrocentraleve të Fierzës dhe Komanit, me qëllim rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme të Shqipërisë, ruajtjen e energjisë dhe përmirësimin e sigurisë energjetike rajonale.
Investimi konsiston në përdorimin e kapacitetit të instaluar tashmë 500 MW në HEC-in e Fierzës dhe 600 MW të kapacitetit të instaluar në HEC-in e Komanit për të zbatuar skemën e ruajtjes me pompa. Kjo skemë përfshin përdorimin e tuneleve për të pompuar ujin midis liqeneve të Fierzës dhe Komanit. Në një skemë ruajtjeje me pompa, kur çmimet e energjisë elektrike janë më të ulëta, uji pompohet nga liqeni i poshtëm (Komani) në liqenin e sipërm (Fierzë), dhe kur çmimet janë më të larta, kjo skemë prodhon energji elektrike duke pompuar ujin nga liqeni i sipërm (Fierzë) deri te liqeni i poshtëm (Komani). Një model i tillë po zbatohet edhe nga Shtatkrafti në projektin e hidrocentralit të Devollit.
Gjatë 9-mujorit të këtij viti, prodhimi i tre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit arriti në 2 milionë e 304 mijë MWh.
Sondazh

35 milionë euro për hidrometeorologjinë - Investime në infrastrukturë për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike
35 mln euro është vlera që do të investohet për modernizimin e infrastrukturës për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike. Qeveria shqiptare, qeveria......

Detyrimet e prapambetura arrijnë në 105 milionë euro - 9-mujori, rriten borxhet për investime publike dhe vendime gjyqësore
Stoku i detyrimeve të prapambetura të qeverisë qendrore dhe asaj vendore ka arritur në 10.5 miliardë lekë apo rreth 105 milionë euro në shtator 2024, më një......

Në 10 muaj hynë në Shqipëri 10.4 milionë të huaj/ Kjo shifër tejkalon me gati 280 mijë totalin e vitit 2023
Gjatë 10 muajve të vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 17 milionë hyrje, ku pjesa më e madhe i përket shtetasve të huaj, të cilët kanë......

Kina zgjeron hetimin e qumështit të BE-së! - Kundërpërgjigje ndaj tarifave të automjeteve elektrike
Kina njoftoi se do të zgjerojë fushën e hetimit të saj kundër subvencioneve për importet e qumështit nga Bashkimi Europian për të mbuluar programet shtesë të......

Banesat mbi 130 metra katrorë, Durrësi në krye të listës/ Kryeqyteti renditet në vend të tretë. Berati dhe Kukësi, në fund
Në një analizë të kryer më herët nga "Scan Intel" rezultonte se Berati ishte qarku me peshën më të lartë të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katror. Të......

“Tregu është i lirë dhe konkurrues” - AK përfundon hetimin: U rritën kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi përmbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj katër ndërmarrjeve – Erzeni, Gjirofarma, Lufra, dhe SHAKA Boboshticë......

Prindërit britanikë, 29 mld paund për t’u blerë shtëpi fëmijëve - Më shumë se dyfishi i nivelit të një dekade më parë
Banka e ashtuquajtur ‘banka e mamasë dhe babait’ po bëhet një burim në rritje financimi për të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar që kërkojnë të ngjiten në......

Sa pagesa u realizuan përmes terminaleve POS? - Shtohet me 8% numri i pikave, por bizneset vazhdojnë të mos e përdorin
Numri i terminaleve POS në Shqipëri po rritet me një ritëm më të ngadaltë në muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në periudhën......