Skemë e re për sigurimin në bujqësi - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri: Garanton qëndrueshmëri ekonomike

Përmbytjet e fundit në vend kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët dhe blegtorët, duke u kthyer në një fenomen të përvitshëm që faturohet tek buxheti i shtetit. Për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë kësaj problematike, Ministria e Bujqësisë ka gati një draft të parë për skemën e sigurimit të detyrueshëm në bujqësi.
Në një intervistë për SCAN TV, Zv.Ministri Fatmir Guri, thekson se gjatë këtij viti projektligji do të publikohet për konsultim publik.
"Ndërtimi i një qasjeje afatgjatë është prioritet dhe po punohet për hartimin dhe kalimin gjatë këtij viti të një ligji për sigurimet në bujqësi. Është një instrument për qëndrueshmëri ekonomike, por nga ana tjetër integron të gjithë aktorët”.
Sa i takon përmbytjeve të fundit, Zv.Ministri bën me dije se bashkitë po udhëheqin procesin e evidentimit të dëmeve në terren dhe së shpejti do të përcaktohet metodologjia për mbështetjen e familjeve të prekura.
“Kemi vendosur në dispozicion të bashkive ekspertët tanë për të bërë procesin e evidentimit të dëmeve, por është detyrë e bashkive të udhëheqin procesin., metodologjia do të përcaktohet në momentin kur të jetë bërë një evidentim i plotë i dëmeve. Zonat më të prekura janë Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Durrës”.
Qeveria ka parashikuar një shumë prej 5 milionë euro për bashkitë ne formën e transfertës së pakushtëzuar, e cila do të shkojë për kompensimin e qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
Financim dhe mbështetje për startup-et/ Vendimi në Fletoren Zyrtare. Aplikimi online përmes portalit e-albania
Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi......
Spanja më e kërkuara, rekord turistësh - Vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës, turizmi 13% e GDP
Spanja pret një rritje në turizëm gjatë vitit 2026, pasi shënoi një rekord prej 97 milionë turistësh vitin e kaluar, tha për mediat Ministri i Turizmit Jordi......
Amazon lokalizon databaza të veçanta në Europë - Projekti 7.8 mld euro, do t’u pergjigjet shqëtësimeve konsumatore
Amazon Web Service lançoi një shërbim të ri cloud të vendosur tërësisht në Europë, duke iu përgjigjur shqetësimeve të përdoruesve në lidhje me sigurinë e të......
Kanadaja dhe Kina forcojnë bashkëpunimin - Carney: Partneritet i ri strategjik që premton përfitime "historike"
Kanadaja dhe Kina po krijojnë një partneritet të ri strategjik që premton përfitime "historike" duke shfrytëzuar pikat e forta të njëra-tjetrës, i tha......
Ekonomia gjermane rritet për herë të parë që nga viti 2022 - Ringjallja është një lajm i mirë për eurozonën në tërësi
Ekonomia më e madhe e Evropës tregoi shenja rimëkëmbjeje vitin e kaluar pas pothuajse një dekade të frenuar, por rënia e eksporteve, konkurrenca e fortë nga......
Britani, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë - Paundi pësoi një rritje të lehtë në vlerë kundrejt dollarit
Ekonomia e Britanisë u rrit më fort se sa pritej në nëntor, e nxitur nga rikthimi në prodhim të plotë i Jaguar Land Rover pas një sulmi kibernetik që goditi......
108 mld usd pagesa për fatkeqësitë natyrore - Kompanitë globale të sigurimeve paguan më pak vitin e kaluar
Humbjet globale të siguruara nga fatkeqësitë natyrore ranë në 108 miliardë dollarë vitin e kaluar, tha Munich Re në një raport. Kjo krahasohet me një shifër......
AAPSK publikon katalogët e përditësuar të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025......


