Skemë e re pensionesh, rekomandimi i FMN - “Bonusi është masë e përkohshme, projeksionet janë të rrezikshme për buxhetin”
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë të mirëfilltë në skemën e pensioneve. Referuar raportit të fundit të këtij institucioni, reformat e pensioneve mbetet një prioritet kryesor, edhe pse deficiti i skemës së pensioneve është aktualisht në një nivel historikisht të ulët, ndërsa bonusi i fundvitit është masë e përkohshme.
Në raport theksohet se me detyrimet e pensioneve që tejkalojnë kontributet, sistemi i pensioneve në Shqipëri tashmë po përballet me një deficit dhe presionet mbi shpenzimet pritet të rriten në përputhje me tendencat e parashikuara demografike.
“Raporti i varësisë së moshës së të moshuarve në Shqipëri, e cila aktualisht është 26 përqind, pritet të trefishohet deri në vitin 2070 në nivelin 83 përqind, një nivel shumë më i lartë se në vende të krahasueshme (50-60 përqind). Rritja e kostove të pensioneve mbështetet nga projeksionet e Kombeve të Bashkuara, mbi ecurinë demografike që pritet të ketë vendi në afatgjatë dhe peshën që zë popullsia e moshuar”, thuhet në raport.
Megjithatë FMN projekton se kontributet supozohet të rriten së bashku me PBB-në për punëtor. Simulimet bazohen në një grup të thjeshtë supozimesh që lidhen me çdo masë reformuese duke përfshirë reformën e pagave si dhe ndikimin i emigrimit në numrin e mundshëm të përfituesve në afat të gjatë (p.sh. ndërveprimi ndërmjet intensifikimit të emigrimit dhe numrit të përfituesve afatgjatë).
Sipas FMN, megjithëse borxhi publik aktualisht është në rënie, Shqipëria vazhdon të përballet me emigracioni të lartë neto, një normë anemike të lindjeve dhe një popullsi në plakje. Përtej demografisë, kjo nënkupton shpenzime më të larta për skemën e pensioneve dhe ndikim në borxhin publik në afatgjatë.
Sondazh

2 projekte për centrale diellore publike - KESH synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë
Teksa një sërë centralesh diellore private kanë hyrë në prodhim apo pritet të ndërtohen, edhe gjeneruesi publik i energjisë po synon zgjerimin e portofolit......

Sa deputetë mund të nxjerrin votat e diasporës? Deri në fund të procesit projektohet të aplikojnë rreth 275 mijë emigrantë
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 28 Janar kanë aplikuar rreth 89,900 individë dhe rreth 55 mijë prej këtyre kërkesave janë miratuar me......

SHBA konfirmon Sekretarin e ri të Thesarit - Kush është Scott Bessent, që do të luaj një rol kyç në planin e taksave të Trump?!
Senati amerikan konfirmoi investitorin miliarder Scott Bessent për të shërbyer si sekretar i thesarit të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij aktin......

Rama përgënjeshtron: Shqipëria nuk mund të mbajë një përgjegjësi të tillë për Gazën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmeve të rreme që sugjerojnë përfshirjen e Shqipërisë në ndonjë plan për të marrë përgjegjësi......

Anija ‘Cassiopeia’ me 49 emigrantë në bord mbërrin sot në Shëngjin
Sipas raportimeve, anija patrulluese e Marinës italiane Cassiopea, e cila mbante 49 emigrantët e kapur gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të......

Afganët në Shqipëri përballen me pasiguri pasi Trump pezullon programin e refugjatëve!
Në Shqipëri, mijëra afganë që u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar pushtimit të talebanëve po përballen me pasiguri teksa presin miratimin e vizave......

Siguria ushqimore/ Denaj: Janë lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e kafshëve!
Sipas informacionit të publikuar për mediat gjatë vitit 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e......

Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot valutat e kryesore?
Dollari amerikan është forcuar sot duke u blerë me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Euro nuk ka pasur luhatje të......