Shqipëria Postuar më 28 Prill 2026, 11:21

Skemat lehtësuese për energjinë - Qindra familje, biznese e institucione përfitojnë ulje kamatëvonesash

Nga Ola Mitre

Skemat lehtësuese për energjinë - Qindra familje, biznese e

Skemat lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike po japin rezultatet e para konkrete, teksa qindra familje dhe biznese kanë hyrë në marrëveshje për likuidimin me këste të borxheve.

Sipas të dhënave të publikuara nga OSHEE Group, deri më 20 prill 2026, 883 klientë familjarë kanë lidhur marrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), ku 521 prej tyre kanë përfituar ulje deri në 70% të kamatëvonesës përmes pagesës së menjëhershme të detyrimeve.

Ecuria e skemës tregon se përfitimet nuk janë kufizuar vetëm tek familjarët. Në total, 76 institucione kanë përfituar falje të plotë të kamatëvonesës, ndërsa në sektorin e biznesit janë regjistruar 108 subjekte të mëdha që kanë përfituar ulje prej 50% dhe 5 biznese të vogla që kanë përfituar 100% falje të kamatës.

Skema, e cila synon të lehtësojë barrën financiare të konsumatorëve dhe të përmirësojë nivelin e arkëtimeve, u jep mundësi klientëve të shlyejnë detyrimet e krijuara deri në fund të vitit 2024 përmes kësteve mujore. Për familjet në nevojë, këstet nisin nga 1,200 lekë në muaj, ndërsa për kategoritë e tjera nga 2,800 lekë, me një afat maksimal deri në 240 këste.

Për subjektet jofamiljare, afati i pagesës varion nga 24 deri në 120 këste, në varësi të shumës së detyrimit. Njëkohësisht, skema parashikon stimuj për pagesat e menjëhershme, duke reduktuar ndjeshëm kamatëvonesat apo duke i falur ato plotësisht për kategori të caktuara.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat